Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Në Berat duke u endur dhe skicuar”, 123 vizatime nga Andi Papastefani

“Në Berat duke u endur dhe skicuar” është përmbledhja e 123 vizatimeve nga arkitekti Andi Papastefani. Kjo është përmbledhja e dytë në skica pas 100 skicave të Tiranës për 100 vjetorin e kryeqytetit.

“Duke ecur nëpër kalldrëme, kacavirur nëpër mure, duke kaluar kodra dhe kapërcyer ura, duke vizituar shtëpi të moçme dhe qendra muzeale, duke lëvizur nga një lagje në tjetrën dhe duke kuptuar dhe ndjerë të veçantën e qytetit, është hartuar ky libër me skica”, thotë Papastefani.

Në 1961 qyteti i Beratit u shpall qytet muze, ndërsa në vitin 2008 u pranua në UNESCO.

Punimet e arkitektit janë realizuar në lagjet kryesore të Beratit si Mangalem, në Kala, në Goricë, në Murat Çelebi, etj.

Autori i kësaj përmbledhje dokumenton jo vetëm godinat monumentale në gjendje të mirëmbajtur por edhe ato të cilat rrezikojnë shembjen.

Monument kulture kategori e pare, ne lagjen Murat Celebi

“Kërkesa jonë është që jo vetëm banesat të shpëtohen por edhe territori rrotull të gjelbërohet që të jap idenë ose logjikën ose programin e lagjes Murat Çelebi siç ka qenë 300 vjet përpara“, analizon eksperti për Citizens Channel.

Ai shton se në lagjen Murat Çelebi ka pasur pemë mani, është zhvilluar mëndafshi, ka banuar një kohë Naim Frashëri, ka pasur studiues nga kjo zonë si Vexhi Buharaja etj., d.m.th. është krijuar një histori, një narrativë që i shtohet pjesëve të tjera të Beratit.

“Edhe bashkia nuk i merr në konsideratë këto monumente kulture që janë shumë të bukura për qytetin tonë 2400 vjeçar, që mbahet i pari në Ballkan, Berati“, thekson një nga banoret e zonës.

Monument kulture, lagja Murat Celebi

Sipas saj një nga monumentet e kulturës kategori e parë, që është i vendosur ngjitur me banesën e saj është edhe i rrezikshëm për të në përditshmëri.

“Një ditë mund të na zënë edhe brenda se kanë rënë shumë herë aty në rrugë që të kaloj ndonjë fëmijë apo ndonjë i rritur të bien tjegulla në kokë, shiko si është bërë… “, përfundon ajo.

Papastefani vë theksin edhe te godina të dëmtuara nga koha të cilat kanë shanse të kthehen në formën origjinale. Për shembull ai sugjeron që gjatë rrugës për në Kala, në vazhdim të Portës së Pashait, të rikrijohet një ambient në formë sharre, që është në fotografi dhe që krijonte një pamje të këndshme në krahun e majtë të rrugës për në kala.

“Në vitet e pasluftës kjo u dëmtua dhe janë të gjithë mundësitë që kati i dytë të riparohet dhe të kthehet në identitet. Janë materialet fotografike, është lehtësia teknike se është diçka një kat dhe ndihmon pamjen, ose traditën ose siluetat historike të kësaj lagje“, shpjegon arkitekti.

Papastefani sugjeron se ajo që mbetet për tu bërë është përpjekja për ta bërë pjesën historike sa më të aksesueshme dhe mikpritëse dhe kjo kërkon ndërhyrje harmonike në shkallë të vogël në mobilimin urban në akord me lagjet historike, si sheshe të vegjël, rampa, çezme, ndenjëse etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *