Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Kush do t’i fikë zjarret këtë verë?”

Zjarri i nisur më 5 qershor, në ishullin e Sazanit u arrit të fikej vetëm me anë të ndihmës së avionit grek Canadair CL 415, edhe pse 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacionin e nisur për të shuar flakët.

“Falënderime të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetjen, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi konfirmoi në një lidhje direkte se në vendin tonë kemi katër helikopterë që nuk janë helikopterë të posaçëm për hedhje uji nga ajri, por janë helikopterë luftarakë të modifikueshëm për të vendosur prova uji.

“Tre nga këto katër helikopterë janë në kontrata mirëmbjatjeje, të cilat zgjaten e zgjaten sepse nuk kemi operatorë”, pohoi ministri Peleshi.

Ervin Karamuco

Eksperi i sigurisë Ervin Karamuço sugjeron se duhet të vihen në gatishmëri helikopterët me hidrantë, me kovat një mijë litërshe, dy mijë litërshe, ndryshe duhet të kontraktojmë gjatë verës avione, helikopterë të huaj.

“Nuk e di pse duhet ti kontraktojmë të huajt, kur kemi tanët, sepse do kemi verë të nxehtë dhe me zjarre. Ministri i Mbrojtjes thotë kemi vetëm një avion , tani nuk doli as ai, erdhi avioni nga Greqia. S’ka transparencë për këtë histori”, thekson Karamuço për Citizens Channel.

Ai shton se ishulli Sazanit ka një status të paqartë.

“Një herë është me pika hapje ushtarake, një herë është bazë, një herë është zonë e mbrojtur natyrore që nuk lejohet për asnjë lloj ndërtimi etj”, pohon eksperti.

Në faqen zyrtare të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura zona Karaburun – Sazan klasifikohet si Park Kombëtar i Mbrojtur.

Kush e dogji Sazanin?

Nexhip Hysolakoj nga Administrata e Zonave të Mbrojtura por edhe inxhinier pyjesh rrëfen për Citizens Channel se ka qenë zjarr që u fik një herë dhe u riaktivizua. Ai ka punuar plot 4 ditë për fikjen e tij.

“ I përjashtoj temperaturat si shkaktare sepse nuk jemi në pikun e sezonit. Ose ka qenë aksidentale ose në formë pikniku sepse aty pranë ku nisi zjarri është edhe një plazh, plazhi i Admiralit”, shprehet Hysolakoj.

Ai pohon se është vështirë të kontrrollohet lëvizja e turistëve pasi në Sazan mund të arrish me skaf privatisht, kurse hyrje ligjore për tu ankoruar në mol nuk mund të sigurohet.

“Në ishull nuk ka aktivitet njerëzor përveç ushtrisë në 12 muajt e vitit dhe tre muaj që hapet për viziotët. Momentalisht Sazani akoma nuk është hapur për turistët”, thotë inxhinieri.

Ndërkohë eksperti i sigurisë Karamuço beson se zjarrëvënia mund të ketë qenë edhe e qëllimshme.

“Janë vendosur zjarre në disa vatra që nuk kanë lidhje organike ndërmjet tyre. Pra nga pamjet nga ajri u vu re që në zonën juglindore të ishullit dhe në zonën jugore ishin të shpërndarë disa vatra që nuk janë pjesë e vazhdimit të një vatre, por janë vatra që janë vendosur nuk e di se nga kush”, konstaton ai.

Karamuço shton se edhe autoritetet vetë thonë se po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi ka rregjistrim të veprës penale.

Kur nisin zjarret në zona të banuara ne na shkon gjithmonë mëndja te bariu, pra që e përdor si metodë për të hapur kullotat. Në këtë rast është i pakuptimtë një zjarr i tillë në Sazan”, përfundon inxhinjeri i pyejeve Nexhip Hysolakoj.

Bimësia e djegur

Akademiku Petrit Hoda pohon për Citizens Channel se ishulli i Sazanit është në përbërje me pishë të egër dhe ishte pyll që kishte filluar të natyralizohej. Sipas tij karakteristikë është bimësia e thatë të tipit të makjes dhe të friganave, prallë, kullota të thata etj.

“Nuk dihet sa përqind të pyllit me pishë është djegur.Nga ana e biodeversitet është shumë i ngjashëm me Karaburunin me përjashtrim të faktit që nuk ka bush, lloj shkurreje”, shton kërkuesi shkencor Hoda.

Nexhip Hysolakoj shprehet se sipërfaqa e përshkruar nga zjarri është relativisht e madhe, që nga Gjiri i Shën Nikollës dhe afrohet deri te Gjiri Japrakut.

“Po të futesh në brendësi dru të lartë janë djegur por jo aq shumë sa sipërfaqa e përshkruar. Nuk ka pasur djegie totale por djegie e copëzuar”, përmbyll ai.

Në 2021 janë rregjistruar një numër i lartë zjarresh sidomos në pjesën jugore të vendit ku vetëm në Gjirokastër në periudhën Janar – Tetor 2021 janë shënuar 125 zjarre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *