Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Si të mbijetojmë?”, edicioni i 21 i Dokufest

Në Prizren po mbahet edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, i njohur ndryshe si Dokufest.

Këtë vit kanë konkurruar rreth 3 mijë filma nga 120 shtete të ndryshme, ndërsa janë përzgjedhur mbi 250 filma për t’u shfaqur gjatë nëntë ditëve të festivalit.

Drejtoresha ekzekutive e festivalit Linda Llulla rrëfen për Citizens Channel se tema kryesore e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?”.

“Ngjarjet e këtyre dy viteve të fundit në botë janë shqetësuese. Si do t’i mbijetojmë luftës në Ukrainë sepse ajo lidhet indirekt edhe me ne, në shtrenjtimin e jetës, në varfëri, në dhunë. Si ta mbijetojmë pandeminë, se ende jemi në pandemi dhe si e kemi mbijetuar”, shpjegon Linda.

Linda Llulla, drejtoreshe ekzekutive e DokuFest

Ajo thekson se ky festival ështe me rëndësi për vendosjen e Kosovës dhe Prizrenit në hartën turistike botërore.

“Sipas humultimeve nga Instituti GAP në Kosovë rreth 4.5 deri në 5 milion euro ka qarkullim qyteti i Prizrenit për këto nëntë ditët e festivalit. Të gjitha hotelet janë të stërmbushura me mysafirë, restorantet kanë fluks klientësh, jeta e natës, rreth 60 mijë njerëz e vizitojnë Prizrenin  gjatë këtyre nëntë ditëve”, konfirmon ajo.

135 vullnetarë të kombësive të ndryshme janë pjesë e Dokufest këtë edicion.

“Është hera e parë për mua në Kosovë, hera e parë gjithashtu në Ballkan dhe deri tani po e shijoj shumë qytetin e Prizrenit”, tha Lorenzo, njëri nga vullnetarët.

Lorenzo Carly banues në Montepelier në Francë po punon në departamentin e Medias dhe Mardhënieve me Publikun në DokuFest, në krijimin e produkteve multimediale për rrjetet sociale.

“Kam qënë në Gjermani, në një festival filmi që quhet “Go East” dhe aty takova përfaqësues të Dokufest ku më ftuan të merrja pjesë. Aplikova si vullnetarë që t’ju bashkoja skuadrës dhe të njoh njerëz të rinj.  Kam takuar të huaj nga Skocia, nga Franca, nga Hollanda, etj.”, përfundon ai.

Tematika e filamve dhe dokumentarëve të transmetuar është e shumëllojshme duke prekur të drejtat e njeriut, rëndësinë e komuniteteve, ndryshimet klimatike etj.

Një nga filmat pjesmarrës në këtë festival është edhe “Blossoms Inverted”.

“Filmi fokusohet te një stacion treni në Prizren i cili është i braktisur që prej 20 vitesh dhe gjatë kësaj kohe përdoret si hapësirë publike nga komunitete të ndryshme, si në film, nga Lendi pjesë e komunitetit rom”, shprehet producentja Vesa Shahini për Citizens Channel.

Shahini shpjegon se filmi me metrazh të shkurtër  ka në fokus jetesën e komunitetit rom në Kosovë, por edhe rëndësinë dhe transformimin e hapësirave të braktisura.

Festivali, këtë vit kthehet pas dy edicioneve të kaluara që u kufizuan për shkak të pandemisë së Covid-19. Edicioni i 21 i Dokufest do të përfundojë më 13 gusht.

Momente nga filmi Blossoms Inverted

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *