Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Prishtinë: Përdhunimi i 11-vjeçares ngre qytetin në protestë

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në qytetin e Prishtinës në shenjë proteste ndaj rastit të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.

Me thirrjet “Nuk po nina të sigurtë” “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” “Nuk ka dështu nana ka dështu shteti”, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe dënim të merituar për përdhunuesit e vajzave dhe grave.

Ngjarja u bë publike më 27 gusht, ku sipas medieve në Kosovë, 11-vjeçarja dyshohet se ishte duke ecur në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë, teksa është ndaluar nga tre persona dhe më pas nga dy persona të tjerë, ku brenda një intervali kohe prej 7 orësh është dhunuar seksualisht.

Protestuesit kanë mbajtur në duar edhe pankarta me fotografitë dhe emrat e pesë personave që kanë përdhunuar minorenen, duke kërkuar kësisoj bërjen publike të dhunuesve.


Prej sheshit “Zahir Pajaziti” qytetarët kanë marshuar drejt godinës së Ministrisë së Drejtësisë ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe.

Më pas ata janë drejtuar te godina e Qeverisë së Kosovës ku kanë lyer dyert me bojë të kuqe.

Në shenjë proteste qytetarët kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe edhe emrat e institucionit të Prokurorit të Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Avokatit të Popullit.

Foto: Kallxo.com

“Dy dorëheqje nga qeveria e Kosovës”

Një ditë më herët, drejtuesi i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dha dorëheqjen. Sot gjatë zhvillimit të protestës dha dorëheqjen edhe Ali Gashi, drejtues i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”,- është shprehur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Të dy dorëheqjet e mësipërme lidhen rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.

Tirana dhe Shkupi solidaritet me Prishtinën

Në solidaritet me rastin në Prishtinë është thirrur edhe një protestë në Tiranë, në orën 18:30 të së mërkurës.

“Ngjarja e rëndë ku një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga 5 burra në Prishtinë na ka lënduar tejmase. Ne i bashkohemi feministeve kosovare në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve, për marrjen e menjëhershme të masave kundër kriminelëve përgjegjës si dhe për garantimin e mbrojtjes së vajzave dhe grave në të gjitha hapësirat publike”,-thuhet në njoftimin publik të Kolektivit Feminist në Shqpëri.

Posteri i thirrjes së protestës në Tiranë

Thirrje për protestë ka edhe në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, në orën 17:00.

Burimi i informacioneve: Kallxo.com-media në Kosovë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *