Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qeveria “mbyll sytë” përballë peticionit të pesë mijë studentëve që kërkuan ndihmë për përballimin e krizës

Qeveria shqiptare e ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes për Universitetin dhe 5 mijë studentëve që firmosën peticionin për një bonus prej 10 mijë lekësh, për të përballuar krizën.

Në një përgjigje për ta, qeveria ka thënë se nuk jep dot ndihma të tjera përpos atyre që janë dhënë aktualisht, ku përfsihen studentët me ndihmë ekonomike dhe ata që përfitojnë nga bursa e ekselencës si dhe fondi për studentët që zgjedhin degët me prioritet kombëtar.

“Shumë zhumë për asgjë”, u shpreh Lëvizja për Universitetin në një reagim në Facebook ku bëhet me dije edhe përgjigja e plotë e qeverisë.

Pas katër muajsh pritje, Zyra e Bashkëqeverisjes i ka bërë me dije aktivistëve se studentët duhet të mendojnë vet se si do e përballojnë krizën.

Anxhela Nasto, studente dhe aktiviste e Lëvizjes për Universitetin e cilëson fyese përgjigjen e qeverisë. 

Ne donim përgjigje a do merrnim bosnusin e studentit ose jo, ama qeveria nga dha një pergjigje plotë me shifra dhe VKM pa sens që në dukje ishin përfitime për studentët”, tha ajo për Citizens Channel. 

Anxhela Nasto, studente

Qeveria u përmendi studentëve reduktimin e tarifës, për të cilin Nasto thotë se ky devijim është “tallës dhe nuk ka lidhje me krizën”.

Për më tepër, thotë ajo, “ulja erdhi si pasojë e protestave e jo prej dashamirësisë së qeverisë”.

Viti akademik është vetëm një muaj larg, teksa studentët do përballen me kosto më të larta të jetesës dhe pa një mbështetje nga qeveria, ata paralajmërojnë protesta.

Hapi i radhës do jenë organizimet në fakultete dhe protestë studentore. Kemi 1001 arsye për të protestuar, kriza vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen tonë”, tha Nasto.

Studentja tha se duke marrë parasysh përgjigjen e fundit të qeverisë “nuk do vazhdojmë më me këtë kërkesë, por do të jetë një arsye më tepër për të protestuar përballë Ministrisë, si në 2018”.

“Ritja e kostove të jetesës rëndon xhepat e studentëve”

Bruna Sollaku ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor dhe aspiron të vijojë ato të nivelit master. 

Ende nuk e di nëse do të kem mundësi për vazhdimin e masterit, pasi tarifat e masterit janë goxha të larta për tu përballuar sikur mos të mjaftonte  kjo janë rritur dhe kostot e jetesës”, tha ajo për Citizens Channel. Një master shkencor në Universitetin e Tiranës kushton rreth 75,000 në vit. 

Andaj, Bruna shprehet se e sheh të vështirë përballimin e një masteri nëse nuk punon. 

Unë jam studente që vij nga rrethet dhe kam kosto plus, përmend këtu qira, ujë, drita që jane rritur dnejshëm, për mos të folur pastaj për ushqimet”, tha ajo.

Bruna Sollaku është gjithashtu aktiviste e Lëvizjes për Universitetin dhe është përfshirë në mbledhjen e firmave për peticionin.

Bruna Sollaku, studente dhe aktiviste

“Bonusi prej 10 mijë lekësh do lehtësonte sado pak”, tha ajo por mesa duket “zërat e 5 mijë studentëve nuk ishin mjaftueshëm për ministren e cila ktheu një përgjigje absurde”.

Ajo shprehet se 10 mijë lekë ndoshta nuk është një shumë e lart por “personalisht mund të më ndihmonte për te paguar qirane ose disa të tjerë mund ti perdorin për të blerë libra mjete mesimore”.

Kristina Prenga është studente e gazetarisë dhe vijon studimet në Bachelor. Ajo rrëfen për Citizens Channel se si është vështirësuar jetesa e saj me ritjen e kostove të jetesës, ku asaj i duhet të paguaj më shumë para për transport, ushqime dhe qira.

Me rritjen e çmimeve çdo gjë është bërë më e vështirë për ne studentët. Unë jëtoj në konvikt dhe paguaj 6 mijë lekë të reja në muaj”, tregon ajo.

Kristina shprehet se ushqimet e kanë rënduar dhe tani i duhet të shpenzojë më shumë para në javë.

Përpara se të rriteshin çmimet unë shpenzoja 2500 lekë ose 2000 lekë në javë, ndërsa tani me rritjen e çmimeve mezi e mbyll javën me 3000 apo 3500 lekë”, tha ajo.

Sa i përket transportit, Kristina rrëfen se tani me rritje e çmiemve e ka reduktuar lëvizjen drejt qytetit të saj të lindjes dhe shkon më rrallë. Ndërsa brenda qytetit përdor abone thotë ajo, por “përsëri dhe ajo nuk të bie ta marrësh çdo muaj, pasi ka radhë skandaloze nëpër pikat e shpërndarjes”.

Kristina Prenga, studente

Më tej, Kristina përmend rastin e Kosovës të cilin e konsideron si zgjidhje të arsyeshme.

Sikurse ka bërë Kosova, qeveria të na kishte dhënë dhe ne një bonus, do ishte një ndihmë shumë e madhe. E ka bërë Kosova që e ka dhe tarifën falas, pse mos me e bo dhe ne?”, tha për Citizens Channel Kristina.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *