Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Një tjetër minator humb jetën në galeritë e kromit në Bulqizë

Të hënën pasdite minatori K.L 54 vjeç humbi jetën në galeritë e kromit në Bulqizë. Ky është aksidenti i katër me pasojë vdekjen për vitin 2022. 

Media lokale Bulqiza ime, raportoi se shkak i ngjarjes ishte shpërthimi i vonuar i eksplozivit të përdorur në galeri. Galeritë e nxjerrjes së kromit mbeten ndër vendet më të pasigurta të punës në Shqipëri.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës SMBB, përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh se “institucionet shtetërore bëjnë sehir si gjithmonë, madje as emrin nuk ua përmendin punëtorëve të vrarë”.

“Nëse nuk organizohemi dhe reagojmë, këtë fat të zi mund të ketë secili prej nesh”, thuhet në reagimin e SMBB.

Organizata Politike ka reaguar gjithashtu për vdekjen e minatorit, duke u shprehur se viktima trajtohet si “një tjetër numër, një statistikë në raportet vjetore të të vdekurve në punë”.

Sipas policisë në 10 vitet e fundit janë aksidentuar në minierat e Bulqizës 115 punëtorë dhe 18 kanë humbur jetën.

Të dhënat nga Inspektorati i Punës për vitin 2021 tregojnë se 28 persona janë aksidentuar në miniera, dhe 6 prej tyre humbe jetën.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, të siguruara përmes një kërkese për informacion, gjatë periudhës 2008-2022 (qershor) 6 persona kanë humbur jetën gjatë punës me subjekte të palicensuara në minierat e Bulqizës.

Tabelat lajmëruese për minatorët në hyrje të galerisë/ Foto: Erisa Kryeziu

39 persona kanë humbur jetën gjatë punës me firmat që disponojnë licensë. Në 19 prill të 2022 minatori Arben Stafa u  aksidentua në minierën Albchrome. SMBB reagoi atëherë duke u shprehur se “ky aksident është tentuar të mbahet i fshehtë”.

Në mars të 2022, në minierat e Bulqizës mbeti i plagosur minatori 40-vjeçar Rasim Laçi. Po në mars, humbën jetë dy minator në Tropojë. Në qershor 2022 u plagos minatori 51 vjeçar gjatë orarit të punës, në nivelin 20 të minierës së Albhcrome në Bulqizë. 

Në korrik 2022 u plagos rëndë minatori 56-vjeçar Maksim Beça, ndërkohë që po në muajin korrik humbi jetën minatori 52-vjeçar Sazan Deda.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *