Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Konfliktet mes investitorëve lënë pa shtëpi 120 familje në Tiranë

Konflikti midis dy investitorëve privatë ka lënë pa shtëpi 120 familje në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë. Sipas kontratës së nënshkruar, banorët duhet të kishin hyrë në apartamentet e kompleksit “Star” që në vitin 2019.

“Na kanë thëne që prisni, prisni, ne kemi tre vjet që e kemi shtruar çështjen sepse kontrata, leje e ndërtimit mbaroj para tre vjetësh, por në mënyrë të njëanshme Bashkia e shtyu lejen e punimeve edhe tre vjet të tjera “, – tha për Citizens Channel një prej banorëve, Ardian Pupi.

Ndërkohë që banorët pritën deri në fund të korrikut kur përfundoi afati për shtyrjen e lejes, sërish ata nuk lejohen të hynë brenda.

“Ne jetojmë me qira kështu që është një problem shumë i ndërlikuar. Bashkia s’po na jep zgjidhje”, – tregon Urie Lleshi, një tjetër banore.

Edhe pse me dokumentacion dhe pagesa të rregullta banorët prej tre vitesh janë të detyruar të paguajnë qira.

“Unë vetë jam banor i Lushnjës, vij nga rrethet, vij nga Lushnja, prandaj edhe kam sakrifikuar dhe  investuar për fëmijët e mi  dhe ata nuk po e gëzojnë dot pronën e tyre”, – vijon Ardian Pupi.

Banorët prej dy ditësh protestojnë para Bashkisë Tiranë duke pretenduar se ky institucion duhet të reagoj për të sqaruar situatën por deri më tani Bashkia nuk i ka pritur dhe nuk ka reaguar në lidhje me rastin në fjalë.

300 banorët të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen me administratorin e shoqërisë “Star Construction ShPK” kanë hyrë tashmë në shtëpitë e tyre ndërsa 120 të tjerët të cilët kanë firmosur me administratorin e  “Llanaj Ndërtim ShPK” nuk e dinë ende çfarë fati i pret.

“Si ata 300 banorë të investitorit tjetër, edhe ne të gëzojmë shtëpitë tona siç po i gëzojnë edhe ata. Problemet që kanë me njëri tjetrin ata ti zgjidhin në rrugë gjyqësore, kur të duam, sa të duan”, – përfundon Ardian Pupi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *