Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Shqipëria vijon ndërtimin e bypass-it të Gjirokastrës duke injoruar UNESCO-n”

Projekti infrastrukturor i bypass-it të Gjirokastrës, qytet i cili bën pjesë në listën e trashëgimisë botërorë të UNESCO, ka marrë vëmendje për dëmin që po i shkakton monumenteve të kulturës në raportin e organizatës ndërkombëtare “Global Heritage Watch 2022“. 

Projekti përfshin një rrugë bypass dhe një parking, bazuar në argumentet e nevojës për lehtësimin dhe devijimin e trafikut nga Pazari për banorët që jetojnë brenda qendrës historike dhe për të krijuar një hapësirë ​​të re të nevojshme parkimi për vizitorët.

analizën e zhvilluar nga eksperti Kreshnik Merxhani, ndër dëmet kryesore listohen:

  1. Ndërtimi brenda qendrës historike të Gjirokastrës nuk është në përputhje me rregullat.
  2. Shkatërrimi i një lumi natyror, pjesë e peizazhit gjithashtu edhe shkatërrimi i rrugëve historike me kalldrëm.
  3. Shkatërrimi i mbetjeve arkeologjike të lagjes “Varoshi i Vjetër” gjatë ndërtimit të parkingut.
  4. Shkatërrimi i tre urave të renditura si Monumente të Kategorisë së Parë të Kulturës, të njohura si Urat e Zerzebilit.
  5. Më shumë se 15 shtëpi, Monumente të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, në lagjen Cfakë dhe Pazari i Vjetër, janë tashmë të prekura dhe në rrezik të madh gjeologjik.
  6. Studime nga vitet 1980 deri në 2015 që paraqesin brishtësinë gjeologjike të zonës dhe studime që paraqesin zgjidhje për përmirësimin e kushteve të rrugës së brendshme janë neglizhuar.

Si u arrit deri këtu? Kronologji e ngjarjeve

Propozimi i parë infrastrukturor për bypassin e Gjirokastrës është prezantuar për herë të parë më 2013 – 2014. Refuzimi i parë nga UNESCO erdhi fill një vit më pas, më 2015, për krijimin e një plani mobiliteti përpara çdo vendimmarrje për bypassin.

Propozimi i dytë nga qeveria shqiptare erdhi më 2016, si pjesë e një konkursi ndërkombëtar, ende pa paraqitur asnjë plan mobiliteti. Më pas Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës prezantoi në Krakov të Polonisë një raport të firmosur nga 30 profesionistë dhe akademikë kundër bypassit të propozuar. Qeveria shqiptare e pezulloi projektin.

Plani i Përgjithshëm vendor nga Bashkia e Gjirokastrës në vitet 2016 – 2017 kërkon që të bëhet një plan mobiliteti si projekt pilot.

Më 3 tetor 2020, Bashkia Gjirokastër, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) shpall projektin e ri të rrugës bypass, sërish brenda qendrës historike të Gjirokastrës. Ata planifikuan fillimin e punimeve brenda vitit 2020.

Më datë 6 Shkurt 2021, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër dhe kryeministri i Shqipërisë, prezantuan  në terren projektin e bypassit. Bypass-i do të ndërtohej në një rrugë të re të ndërtuar në majë të një përroi natyror, duke shkuar pas kalasë dhe duke lidhur një rrugë kryesore me një nga lagjet. (Dunavat). “Nuk u dha asnjë shpjegim për planin e lëvizshmërisë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim për monumentet që do të prekeshin nga ky ndërtim. Sipas krye bashkiakut të Gjirokastrës ato ishin ende në pritje të miratimit nga UNESCO, për diçka që në fakt, tashmë ishte nisur puna në vend”, thuhet në analizën e arkitektit Merxhani.

Komisioni i Trashëgimisë Botërore më 4 qershor 2021, ngriti shqetësime për ndikimin negativ në vlerat e spikatura universale, të prekura nga punimet e reja në vazhdim të bypass-it. Ky vendim rekomandon që Shteti Palë (Shqipëria) të ndalojë projektin derisa një mision të ketë vlerësuar ndikimin në vlerat e pazgjidhura. Tërësisht të kundërtën përshfaq kryeministri në rrjetet e tij sociale.

Misioni i UNESCO/ICOMOS mbërriti në Shqipëri në dhjetor 2021. Gjetjet e këtij misioni nuk janë bërë ende publike.

Deri më sot nuk ka pasur një publikim të plotë teknik mbi projektin, duke mbyllur çdo mundësi për transparencë. Puna në terren për këtë projekt  është në vazhdim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *