Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rrjeti “Safe Journalists” i shqetësuar për ndryshimet e propozuara në ligjin për të drejtën e informimit

Ndryshimet e ligjit për të drejtën për informim të përcjella përmes një projektligji nga Ministria e Drejtësisë janë parë me shqetësim nga rrjeti “Safe Journalists”.

Këto shqetësime lidhen me disa pika të projektligjit të cilat sipas rrjetit “Safe Journalists” mund të jenë pengesë për punën e gazetarëve në të ardhmen.

Një ndër pikat e projektligjit kategorizon disa lloje kërkesash si “abuzive”.

“Kur kërkesat për informacion janë në mënyrë të hapur abuzive, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, autoriteti publik mund të vendosë përfundimin e procedurës administrative pa një vendim përfundimtar. Barra e provës për të vërtetuar natyrën abuzive të kërkesës i takon autoritetit publik”,-thuhet në nenin 24/2 të projektligjit.

Sipas rrjetit “Safe Journalists” nëse ky nen merr miratimin “ndryshimet mund të pengojnë më tej gazetarinë profesionale investigative dhe cilësore që tashmë po përballet me shumë sfida në aksesin e informacionit publik, gjë që nga ana tjetër do të minonte më tej transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë”.

📌Rrjeti @WBjournalists shpreh shqetësimin e tij për disa nga ndryshimet e propozuara në projektligjin mbi të Drejtën e Informimit dhe kërkon nga autoritetet që të rishqyrtojnë propozimet e shoqërisë civile .https://t.co/fcdg4nzSbu

— Safe Journalists Albania (@AlbJournalists) November 15, 2022

Një tjetër pikë e projektligjit të propozuar është edhe mos zbatimi i vendimeve nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, ku si rrjedhojë moszbatimi shoqërohet me dënim nga 150 000 deri në 300 000 lekë për titullarin e institucionit.

“Ndonëse kjo është një përpjekje për të inkorporuar disa nga sugjerimet e shoqërisë civile për këtë çështje, ne jemi të shqetësuar se nuk adreson kërkesën e vazhdueshme të shoqërisë civile. Rekomandimi ndër vite ka qenë që vendimet e Komisionerit duhet të kenë tituj ekzekutivë dhe mosekzekutimi i tyre të përbëjë shkelje administrative. Përndryshe, autoritetet publike do të vazhdojnë të ruajnë informacionin pavarësisht vendimeve të Komisionerit”, -shprehet në deklaratë rrjeti “Safe Journalists”

Rrjeti po ashtu ngre shqetësim për transparencën e institucioneve publike, ndërsa shprehet se Komisioneri vijon të marrë shumë pak vendime për ankesat e marra, vendime të cilat nuk kanë fuqinë e titujve ekzekutivë.

Në përfundim rrjeti ka kërkuar rishqyrtim të propozimeve të shoqërisë civile për këtë projektligj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *