Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Podkast: “Zërat e protestuesve në gjykim”

Mënyra se si perceptohet protesta nga organet e ruajtjes së rendit ka shkaktuar që ndër vite në protesta të ndryshme, protestues e aktivistë të arrestohen dhe të procedohen penalisht me një grumbull akuzash të ngirtura ndaj tyre. Këto procese më pas kanë zgjatur me vite duke u marrë atyre kohë dhe si forma intimiduese të pushtetit për të mbytur kauza të ndryshe sociale.

Dëgjo Podcastin e plotë:

Akvokati i qendrës ResPublica, Dorian Matlija kujton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një nga akzuat kryesore të ngritura ndaj protestuesve.

Një nga akuzat kryesore që ngrihen ndaj protestuesve është vepra penale e “Organizimit dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Gjykata Kushtetuese e hoqi këtë në 2021 dhe i la kohë Kuvendit 6 muaj që të plotësonte këtë dispozitë, gjë që ende nuk ka ndodhur edhe pse afati ka kaluar. 

Por kjo ndryshoi ama qëndrimin e gjykatave ndaj cështjes e sidomos të Gjykatës së Lartë”, tha për Citizens Channel avokati Dorian Matlija.

Institucioni i Avokatit të Popullit në një qëndrim për vendimin e GJK është shprehur se “legjislacioni që mbulon lirinë e tubimit paqësor duhet të jetë i qartë dhe i hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Për Matlijan akuza për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme është absurde. 

Dorian Matlija, avokat Respublica

Këtë absurditet e ka përjetuar në shumë procese, aktivisti Bislim Lakna. Atij i janë bërë më shumë se 9 vite aktivizëm dhe përballja me këto procese i është kthyer në mënyrë jetese.

Vite aktivizëm kam shumë, isha aktivist edhe para se të vija në Shqipëri po procese nuk mbaj mend sa mund të kem se janë bërë shumë”, tha Bislimi.

Ai veçon vetëm njërin prej tyre të cilin e kujton për shkak të kohëzgjatjes së tij, i cili ka nisur para 6 vitesh.

Bëhet fjalë për protestat tek ish Parku i Autobusave ku ai kishte dalë në mbrojtje të banorëve të zonës dhe u ndalua së bashku me dy aktivistë të tjerë të Organizatës Politike.

E them me batutë që ky proces me kujton procesin e Kafkës”, tregon Bislimi gjatë bisedës.

Bislim Lakna, aktivist Organizata Politike

Por ai thekson se të qenurit aktivist do të thotë ti marrësh parasysh pasojat e veprimeve të tua dhe për të ky proces nuk është se i ka ndikuar në jetën e tij personale, por shprehet se “kjo nidkon tek njerëzit e thjeshtë tek ata që dalin aty për të mbrojtur shtëpitë e tyre, tek ata që nuk kanë mundësi për të marrë një avokat”.

Tre akuzat që ngrihen zakonisht ndaj protestuesve janë: “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”  si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndue Marku  është banor i lagjes 5 Maji ku tashmë prej viti ka nisur shembja e banesave. Banorët e lagjes u mobilizuan dhe dolën në protestë për të mbrojtur banesat e tyre.

Ndue Marku, banor i lagjes 5 Maji

Në 22 shkurt u shembën 13 banesa dhe Ndue Marku kishte dalë për të mbrojtur banesat e familjarëve të tij. Ai tregon momentin se kur është thirrur nga policia pasi kishte dal në mbrojtje të banesës së tezes së tij. 

Ndue ndan në këtë podkast eksperiencën e tij  me përballjen me ligjin dhe si e ka ndikuar kjo në jetën e tij personale. Kjo ishte hera e parë që ai dilte në një protestë dhe që përballej me ligjin.

Gjyljana Bakalli punon si juriste pranë organizatës Drejtësi Sociale dhe ka asistuar në procese aktivsitë që janë përballur me ligjin për shkak të pjesmarrjes në protesta. Përpos ndihmës ligjore që ajo ka dhënë, e ka përjetuar këtë proces edhe personalisht pasi u shoqërua tek protestat e fundit kundër rritjes së çmimeve.

Bakalli ndan gjatë bisedës mekanizmat që përdoren nga organet në gjykimin e rasteve të procedimeve penale të cilat ndikojnë më pas tek kohëzgjatja e gjykimit të tyre, duke e bërë procesin të tejzgjatur.

Përpos rasteve të procesve të tejzgjatura dhe gati absurde, në këtë podkast kemi sjell në vëmendje dhe një rast pozitiv. Pavjo Gjini aktivist dhe pjesmarrës në shumë kauza u procedua dhe u gjobit gjatë një proteste në 2015 kundër ligjit të Arsimit të Lartë me Lëvizjen për Universitetin.

Gjyljana Bakalli, organizata Drejtësi Sociale

Edhe ai ka kaluar kalvarin e gjatë dhe burokratik por në fund ka arritur të fitojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Avokati i tij, Dorian Matlija u shpreh se kjo do të shërbejë si precedent pozitiv në raste të tjera të ngjashme.

Pavjo Gjini, aktivist

Të gjitha këto zëra, tregojnë format të cilat përdor pushteti për të lodhur aktivistët dhe shtypur protestat duke i futur ata në rrugë plot pengesa, por ajo që ata dëshmojnë është një rezsitencë ndaj këtyre mekanizmave. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *