Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë, teatri zbret në rrugë me shfaqjen “Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi”

Përmes teatrit të rrugës, një grup aktorësh të rinj sollën në një nga lagjet e Tiranës shfaqjen “Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi”.

Vepra e shkruar nga Dario Fo, vjen në shqip nga Anxhela Lepuri dhe me regji të Anila Ballës.

Vjen për herë të parë në Shqipëri, me një lloj krenarie tonën që e sjellim për herë të parë. Me gjithë vështirësitë që teatri i rrugës përmban”, tha për Citizens Channel regjisroja e shfaqjes Anila Balla.

Vepra trajton çështjen e rritjes së çmimeve, përmes historive të familjeve të varfra punëtore të cilat përballë vështirësive revoltohen dhe vjedhin një supermarket.

Me situata groteskte dhe komike vepra përmban mesazhe aktuale dhe koherente për situatën në Shqipëri.

“Roli im është Antonia. Antonia përfaqëson një grua punëtore, e cila sigurisht mundohet ditë për ditë që që t’ja dalë me të gjithë hallet dhe problemet që kanë punëtorët, me të gjitha sakrificat që mund të bëjë një grua, e cila duhet t’ja dalë me shumë pak shumë pak lekë edhe edhe sajon bën gjithë këtë rrengën e madhe sepse ka vjedhur”, shprehet aktorja Ermela Ruri.

Anila Balla, regjisore e shfaqjes

Pjesë nga shfaqja “Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi”/ Foto: Arbjona Çibuku

Regjisorja Anila Balla tregon se kur kjo shfaqje u dha për herë të parë në Itali pati mosbindje civile nga njerëzit aq i madh ishte impakti.

Balla shprehet se për shkak te tematikave që trajton vepra, është e rëndësishme dhe forma në të cilën do sillet, prandaj dhe ata kanë zgjedhur teatrin në rrugë.

“Me gjithë vështirësitë që teatri i rrugës përmban. Duke thënë këtë, dhe kjo përshkruhet më së miri nga zhurmat vijnë rrotull. Megjithatë është një lëvizje dhe rrymë shumë e prekshme për publikun, e cila duhet patjetër të lëvrohet më shumë edhe kudo”, u shpreh regjisorja e shfaqjes.

Pjesë nga shfaqja “Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi”/ Foto: Arbjona Çibuku

Për aktorët teatri në rrugë është një emocion tjetër nga ai i shfaqjeve në skenë, pasi i lidh ata më shumë me publikun, me gjithë sfidat që ka ky lloj teatri.

“Është një marrëdhënie tjetër, duke qenë edhe fëmijët, duke qenë se sidomos kur publiku është fëmijë ke një marrëdhënie më të sinqertë, sepse ata janë të sinqertë edhe e marrin situatën shumë të drejtpërdrejtë dhe nuk kanë frikë nga gjëja që po ndodh”, tha aktorja Anisa Hysa.

Një pjesë e mirë e shikuesve në lagje ishin fëmijë dhe e pritën me padurim shfaqjen dhe mes njëri tjetrin thonin që kjo ishte hera e parë që shikonin një shfaqe.

Anisa Hysa, aktore

Shumica e njerëzve që erdhën dhe na panë e kanë teatrin për herë të parë dhe ti e shikon domethënë është reagimi i pas shfaqjes me gjithë këtë zhurmë dhe zallamahi, është një lloj ndjesie që ta lë magjia e teatrit”, thotë Balla.

Shfaqja do të zhvendoset edhe në tre lagje të tjera të Tiranës, në Laprakë, tek Oxhaku dhe tek Qyteti Studenti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *