Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Homazhe për degët e vdekura të studimit”

Qëndresa Qytetare (QQ) organizoi sot një protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Aksioni denoncoi mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike të vendit.

Studentë dhe aktivistë me lule në dorë bënë homazhet për “degë studimi“ tashmë të varrosura në universitet publike në vend.

“Dega e matematikës që ishte gur i themelit në universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi sot po mbyllet. Gjuha Shqipe që formësoi universitetin “Aleksandër Xhuvani“  në Elbasan sot ka vetëm dy regjistrime. Durrësit bregdetar është duke u mbyllur dega e Hoteleri – Turizmit ndërsa Korça po mbetet pa Histori – Gjeografi. Askush nuk shqetësohet për degën e Fizikës që po mbyllet në Universitetin e  Tiranës? ”, – tha Gevio Tabaku nga Qëndresa Qytetare.

Sipas monitorimit të kësaj organizate, gjatë 4 viteve te fundit, janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë, ose rreth 3 000 studentë në vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen çdo ditë e më shumë. Në një parashikim afatshkurtër ata theksojnë se Shqipëria pas 20 vitesh nuk do të ketë më nevojë për Ministri Arsimi.

“Studentët vijojnë ti drejtohen programeve studimit që shërbejnë si pasaportë për të ikur jashtë vendit, ku në programin e infermierisë e përgjithshme janë ezauruar 92% e kuotave në universitetet publike”, – vijoi Tabaku.

Sipas Qëndresa Qytetare bazuar tek te dhënat e portalit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojnë te mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentesh. Ndërkohë që katër programe janë mbyllur fill pas prezantimit të iniciativës.

Kolindo Vjerdha, student nga Fakulteti Ekonomik analizon se pikënisja e kësaj krize universitare daton nga bashkimi i universiteteve publike me private së bashku, edhe pse ishin të kundërta në aspektin e logjistikë, infrastrukturës dhe financimit.

“Në vitin 2016 në degën Drejtësi  në Universitetin e Shkodrës ka patur 296 studentë të riregjistruar, ndërsa sot, në vitin 2022 ka vetëm 52 studentë; në degën Gjuhë – Letërsi ka pasur 81 studentë të riregjistruar në 2016, sot ka vetëm 1 studentë, ndërkohë dega Gjuhës Shqipe ne Beograd ka 10 studentë të riregjistruar”, – vijon Vjerdha.

Ndërsa Ledina Kamani, Nënkryetare e Kongresit Studentor thekson se shqetësimet e studentëve Ministria i njeh pasi kanë qenët të njëjta çdo vit por vazhdon ti shpërfill.

“Si pritet që ky institucion të drejtojë kur nuk do të ketë më se kë të drejtojë? ”, –përfundoj ajo.

Ndër rekomandimet e QQ përmendim hartimin e politikave të cilat inkurajojnë studentët e mjekësisë ose të shkencave mjekësore teknike që të qëndrojnë brenda vendit dhe të japin kontributin e tyre në Shqipëri, duke rritur mbështetjen gjatë kohës që studiojnë në forma të tilla si mbështetja nëpërmjet bursave të studimit, si edhe ofrimin e pagave të kënaqshme pas integrimit të tyre në tregun shqiptar të punës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *