Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: A po falimenton skema e pensioneve?

Skema e pensionit përballet me një sërë sfidash, si mosha e daljes në pension, vitet e kontributeve si dhe plakja e popullsisë dhe tkurrja e popullsisë në moshë pune.

Një monitorim i Qëndresës Qytetare ka analizuar këto dhe elementë të tjera sfidues për skemën e pensioneve.

Mosha e daljes në pension është një nga problematikat kryesore të shqyrtuara në monitorim. Përsa i përket femrave, rritja e moshës ka filluar nga 1 janari 2015 dhe do të vazhdojë deri në 2056. Ndërsa meshkujt, aktualisht dalin në pension në moshën 65-vjeçare.

Ndërsa sa i përket skemës së sigurimeve ushqimore, nevojiten 35 vite kontirbute shoqërore për përfitimin e plotë të pensionit ndërsa periudha minimale për të siguruar pensionin është 15 vite. Sipas raportit, nga viti në vit, pensionistët e rinj nuk arrijnë të përmbushin kriterin e viteve të punës.

Vitin e kaluar personat që dolën në pension kishin punuar me sigurime mesatarisht 28 vite ose 7 vite më pak, se kriteri ligjor 35 vite për pension të plotë”, thuhet në raport.

Një tjetër problematikë e trajtuar është çështja e plakjes së popullsisë. Numri i të moshuarve në Shqipëri pritet të rritet më shumë se dyfish, në 25% në 2050.

Tetë vite më parë, në vitin 2014, një në tetë shqiptarë ishte mbi 65 vjeç, ndërsa në vitin 2050 pritet që dy në tetë shqiptarë do të jenë mbi këtë moshë”, thuhet në raport.

Ndër të tjera thekson se “informaliteti i lartë i punës gjithashtu përkeqëson deficitin”. Shqipëria pritet të ketë një tkurrje të popullsisë në moshë pune prej 14% në periudhën 2010-20501. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur se shkalla e zëvendësimit (pension mesatar/kontribute mesatare) është shumë e ulët, duke nxitur informalitetin në këtë drejtim.

Niveli i kontributeve nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë, paga minimale dhe maksimale që nga viti 2014 janë rritur përkatësisht me rreth 65% dhe 45%, duke sjellë për pasojë që rritja e të ardhurave kontributeve të jetë kryesisht nga rritja e pagës”, thuhet në raport.

Gjetjet e auditimit të KLSH-së, te reflektuara edhe ne raport tregojnë se mungon një strategji e sistemit të sigurimeve në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Të tjera sfida të trajtuara janë vendosja e pensionit tavan dhe dysheme, indeksimi i pensioneve, të ardhurat dhe shpenzimet si dhe struktura e kontribuesve.

Gjetjet kryesore të monitorimit tregojnë se qëndrueshmëria sociale dhe financiare e sistemit të pensioneve mbetet e pambrojtur. Po ashtu, skema e pensioneve ofron përfitime më të ulëta për disa kategori.

Ndër të tjera raporti ka gjetur se stoku i borxhit për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (144 mln euro) në fund të vitit 2021 me një zgjerim 4.1% në raport me fundin e vitit 2020.

“Për të evituar këto probleme aktuale të skemës së pensionit, rekomandohet kalimi në sisteme të përziera që janë pjesërisht me kontribute të përcaktuara, të kapitalizuar dhe të administruar privatisht, të koordinuara me sistemin me përfitime totalisht të përcaktuara PAYG dhe të administruara në mënyrë publike”, rekomandon autorja e monitorimit Ilda Methasani.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *