Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë: Tre vjet pas tërmetit banorët kundërshtojnë shembjen dhe ndryshimet në akt ekspertim

“Mbrëmë në dy të natës kanë prerë dritat, në dy të drekës kanë ardhur kanë pre ujin dhe donin të prisnin edhe tubacionet ti hiqnin” , – tha për Citizens Channel Afërdita Berliku, banore e një pallati pranë rrugës “Ura” në njësinë bashkiake nr. 4, Tiranë.

Rreth 100 familje do të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak se tetë pallate do të shemben me vendim të Këshillit Bashkiak, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Edhe pse Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) sipas njoftimit i ka lënë afat banorëve për të boshatisur shtëpitë deri më  19 dhjetor, sot forca të policisë bashkiake ishin në terren duke u konfliktuar me banorët.

“Ndërpriten dritat në mënyrë arbitrare dhe uji të cilat janë asete jetike dhe sidomos për disa nga ne. Unë kam dy prindër, njëri është I paralizuar dhe tjetri është në moshë madhore, me probleme akute shëndetësore” , – rrëfen Arjan Brahimi.

Ai pohon se nuk ka asnjë informacion nëse këta banorë do të pajisen me bonus qiraje derisa të marrin zgjidhje dhe natën do të kaloj sërish në banesë, edhe pse pa ujë dhe drita.

Banorët paralajmëruan shembjen e tetë hyrjeve të banimit që më 10 Nëntor kur u hodh në tokë një pallat përpara tyre, edhe ai i klasifikuar më parë si DS3.

“Asgjë nuk ka, nuk ka as dëmtimin më të vogël, të ngjitesh edhe në katin e pestë, asnjë dëmtim, , të vjen gjynah të vesh do ta prishësh, bën mëkat“, shton një tjetër banore, Xhevahire Sufaj.

Më 4 prill 2021 ish Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj shpalli planin e ri të zhvillimit për këtë zonë duke prezantuar ndërtimin e pesë objekteve të reja të banimit, tre kënde lojërash dhe një çerdhe.

Sipas Gentian Kocit, banor i zonës fillimisht kemi akt kontstaimi të datës 6 dhjetor 2019 nga inxhinieri Mateo Fili dhe Erind Zacaj ku është konstatuar që dëmet e shkaktuar në objekt janë të ulëta dhe nuk ka probleme në strukturë.

“Më pas ka ardhur dhe vetë drejtori i institutit Agron Hysenlliu me datë 22 dhjetor 2019 dhe sipas dëmeve në objekt, pallati është DS3. Pallati është i banueshëm përveç dy apartamenteve që kërkojnë një ndërhyrje“, thekson ai.

Koci vijon se më datë 27. 11, pra vetëm një ditë pas rënies së tërmetit është bërë një akt konstatimi tjetër, i cili në formë, në përmbajtje është i ndryshëm nga ai çfarë shefi i tij, drejtori i institutit kishte vendosur.

“Në momentin e  parë kemi një akt ekspertizë i kryer nga Instituti i Ndërtimit, nga i ndjeri Agron Hysenbelliu i cili e ka deklaruar se dëmtimi ka qenë në nivelin DS3, më pas një kompani private e kontraktuar ka bërë ndryshimin e aktit të ekspertimit nga DS3 në DS5. Akti i dytë i ekspertimit nuk është kryer nga Instituti i Ndërtimit por është kryer nga një kompani private e kontraktuar nga Bashkia Tiranë dhe Instituti i Ndërtimit ka bërë oponencën“, analizon juristi Genti Serjani.

Ai shton se si edhe në rastin e 5 Majit, akti normativ nr. 9 keq zbatohet apo përdoret si një mjet për të grabitur pronat e qytetarëve.

“Them për të grabitur së në rastin konkret shihet qartë që nuk kemi të bëjmë më atë lloj ndërtimi që duhet të shembet“, përfundon Serjani.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *