Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bilisht: Punëtoret e fasonerisë në grevë kundër largimit të drejtueses së sindikatës

Mëngjesin e sotëm, punëtoret e një fasonerie në Bilisht bojkotuan punën. Shkak për këtë grevë u bë largimi nga puna i kryetares së Sindikatës së Punëtoreve të Fasonerisë, Mirjeta  Mulla në Bilisht. Ato prentendojnë se kompania “Toni Oil” ka shkarkuar nga puna kryetaren e sindikatës, pasi ajo në emër të punëtoreve ka kërkuar ditët e pushimit për festat e fundvitit.

Mirjeta Mulla tregon për Citizens Channel se si ndodhi shkarkimi nga puna, për të cilin shprehen se është bërë në mënyrë të padrejtë.

Në datën 22 dhjetor kam dorëzuar një shkresë tek pronarët, ku i bëj me dije se duhet të marrim pushimet e vitit të ri edhe ditët e prapambetura të lejes vjetore që i kemi marrë, për të cilat ramë në një ujdi me pronarët që në gusht që do na i jepte për vitin e ri”, shpjegon Mulla.

Pas kësaj ajo tregon se i ka dërguar edhe një kërkesë tjetër ku kundërshtohej ulja e pagave për disa nga gratë punëtore në fasoneri.

Mirjeta Mulla, kryetar e Sindikatës se Punëtoreve te Fasonerisë

“Kërkova të di pse disa grave i është ulur rroga në mënyrë absurde pa asnjë pretekst pa asnjë arsye, këto kanë qenë problematikat më te fundit se problematika ka pasur gjithmonë tek ne”, u shpreh Mulla për Citizens Channel.

Kryetarja e Sindikatës së Punëtoreve të Fasonerisë tregon se këto janë vetëm disa nga shumë problematika që ato kanë në vendin e tyre të punës.

“Kjo ishte e fundit që ata morën vendimin për të më pushuar nga puna”, thotë Mulla.

Pas grevës dhe mos paraqitjes në punë, një grup punëtoresh bënë një takim me kompaninë ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Inspektorati i Punës.

“Inspektorati erdhi për të verifikuar shkeljet në lidhje me mua dhe problematikat që ne kemi aty brenda, se ka shumë dhe përderisa unë jam zëri i tyre duan të më eleminojnë mua”, tha Mulla në lidhje me takimin.

Punëtoret e fasonerisë gjatë grevës mëngjesin e 4 Janarit 2023

Sindikata e Punëtoreve të Fasonerisë (SPF) në Bilisht, prej disa muajsh ka kërkuar pagesën e orëve shtesë të punës sipas Kodit të Punës si dhe respektimin e të drejtës për tu organizuar sindikalisht. Kryetarja Mirjeta Mulla tregon se organizimi i tyre në sindikatë është pritur me presione nga kompania.

Gratë e kësaj fasonerie kanë protestuar edhe më herët për rritje page dhe kushte të dinjitetshme në punë. Në shkurt të 2022 ato kërkuan rritje page, duke argumentuar se punojnë më shumë se 8 orë në ditë dhe paguhen 30 mijë lekë në muaj.

Punëtoret treguan se punojnë edhe në fundjavë por orët shtesë nuk i paguhen.  Pasi punëtoret bojkotuan 100% punën dhe nuk pranuan të nisnin pa një përgjigje, në dhjetor të 2022 në protestë shkoi për të negociuar mes palëve ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Ministrja propozoi si zgjidhje firmosjen e një kontrate të re pune, ndërmjet punëtoreve dhe kompanisë “Toni Oil“.

Kompania “Toni Oil” u kontaktua ditën e sotme nga Citizens Channel për një koment mbi ngjarjen por nuk u përgjigj deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *