Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dhjetori “frenon” rrijten e inflacionit, çmimet u rritën me 7.4%

Muaji dhjetor shënoi një ulje të inflacionit krahasuar me muajt e mëparshëm. Muajin që sapo lamë pas çmimet u rritën me 7.4% sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, një vit më parë kjo shifër ishte 3.7%.

Nga nëntori i vitit 2021 dhe deri në tetor inflacioni në vend shënoi rritjen më të madhe të 24 viteve të fundit. Kulmi i tij arriti në tetor, ku inflacioni kapi nivelin 8.1%

Inflacioni nënkupton përqindjen me të cilën rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve, si ushqimet apo transporti, e cila sjell zhvlerësimin e parasë. Kjo do të thotë se 10 mijë lekë sot vlejnë 7.4% më pak se sa norma bazë e inflacionit.

Tendenca e rënies nisi në muajin nëntor, ku inflacioni u ul me 0.4%, por pavarësisht kësaj ulje, inflacioni mbetet 2.5 herë më i lartë se objektivi i vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Rritja e inflacionit vijon të mbetet e ndikuar nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Ushqimet gjatë muajit dhjetor kushtuan 14.5% më shumë se në dhjetor të 2021.

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, tregoi një monitorim i Qëndresës Qytetare.

Kategoritë më të ndikuara nga rritja e çmimeve janë shtresat në nevojë, pensionistet dhe studentët. Gjatë muajit gusht kur inflacioni kapi shifrën 8%, Citizens Channel komunikoi më një studente, një pensionist dhe një familje prej 4 anëtarësh, të cilët treguan se sa para shpenzojnë në muaj për nevojat bazë të tyre.

Një familje me katër persona me të ardhura mesatare 160 mijë lekë të reja në muaj, duke bërë një jetë modeste shpenzon në muaj aq sa të ardhurat.

Ndërsa për pensionistin ishte pothuajse e pamundur të mbyllte muajin me pensionin që merrte si pasojë e rritjes së çmimeve. Studentja tregoi se shpenzonte afërsisht 41 600 lekë në muaj.

Në muajin mars pati protesta qytetare si pasojë e rritjes së çmimeve të shportës. Pas këtyre protestave, qeveria ndau një ndihmë ekonomike të quajtur “Paketa e rezistencës”. Studentët nuk ishin të përfshirë në këtë paketë, e cila u shpërnda vetëm dy herë.

Ndikim në rritjen e çmimeve pati edhe lufta Rusi-Ukrainë.  Një monitorim i Qëndresës Qytetare mbi ekonominë shqiptare përballë frontit të luftës, tregoi se si u ndikua ekonomia dhe shtresat përkatëse nga rritja e çmimeve.

Sipas monitorimit dhe vlerësimit të ekspertëve të ekonomisë, pavarësisht se volumi tregtar i Shqipërisë me Rusinë dhe Ukrainën është i ulët, pasojat prej luftës janë të pashmangshme.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *