Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nismat e pavarura synojnë të motivojnë riciklimin e mbetur në harresë nga qeveria

32 familje të Baldushkut janë pajisur më një kosh prej druri që shërben si mbajtëse për mbetjet organike të prodhuara nga aktiviteti i tyre bujqësor. Mbetjet pas disa muajve kthehen në pleh organik, që i shërben bujqve. Kjo procedurë quhet kompostim.

Çdo gjë që prodhohet nga natyra është e kompostueshme. Druri, frutat, perimet, zarzavatet, pemët, degët e rrushit, llojet e krasitjeve”, – pohon Gentian Stafa nga Instituti i Politikave Mjedisore.

Ylli Meta, është një nga banorët e Baldushkut që ka marrë produktin e parë nga kompostimi.

Mbetjet e bahçes dhe ato që dalin nga toka, merren edhe i grumbullojmë në këtë koshin këtu, përzihen disa herë dhe vetvetiu pastaj kryhet procesi i kompostimit, kalbëzimit”, – thotë Meta, i cili shpjegon se plehun e ka përdorur për serën e luleve dhe tokën bujqësore.

Gentian Stafa shpjegon se zona e Baldushkut është përzgjedhur pikërisht nga aktiviteti i lartë bujqësor dhe mbetjet e shumta organike të prodhuara. Përmes kontenitorëve ata synojnë të motivojnë kompostimin tek fermerët e zonës, duke parandaluar kështu hedhjen e mbetjeve në zona të banuara, landfille apo dëmet që mund të shkaktohen nga djegia e qëllimshme.

Projekti ka sjellë edhe sensibilizimin e banorëve, duke i ndarë që në vendgrumbullim mbetjet e kompostueshme nga llojet e tjera që nuk kompostohen”, – citon më tej Stafa.

Kompostimi si proces ul ndotjen në landfille dhe ndihmon dhe në uljen e gazit të metanit. “Dihet që gazi i metanit është gazi më i dëmshëm në efektin serrë, në gazet e efektit serrë, edhe më i dëmshëm se dioksidi i karbonit, pavarësisht se është në sasi më të vogël”, – përfundon Gentian Stafa.

Ndarja e mbetjeve në burim, një parim që mbeti në letër

Ligji nr. 10463, datë 22.09.2011Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” në nenin 6 saktëson se mbetjet duhet të kalojnë përmes një hierarkie që do të çonte në uljen e prodhimit të mbetjeve.

Sipas këtij ligji, mbetjet duhet të parandalohen (ulje të prodhimit të mbetjeve), përgatiten për ripërdorim (kompostim), të riciklohen, rikuperime të tjera (incenerim) dhe asgjësim (dërgim në landfille).

Po ashtu, vendimi Nr. 418, datë 25.06.2014 “Për grumbullimin e mbetjeve të diferencuara në burim” kishte si objekt realizimin e grumbullimit të mbetjeve për këto rryma: letër/karton; metal; plastikë; qelq. Ky vendim i detyronte bashkitë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore që deri në vitin 2018 të përcaktonin masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve për rrymat e mësipërme.

Haxhiraj shpjegon se është miratuar gjithashtu vendimi i vitit 2020 Për miratimin e dokumentit të politikave strategjike dhe të planit kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve, 2020–2035” që tregon se qytetarët janë faktor në uljen e prodhimit të mbetjeve.

Vendimi i 2020-s tregon se roli i qytetarëve në menaxhimin e mbetjeve është zvogëlimi i sasisë së mbetjeve që prodhojnë, ndërmarrja e nismave të kompostimit në shtëpi (të paktën në zonat rurale) dhe marrja pjesë në sistemet e mbledhjes, riciklimit, rikuperimit dhe depozitimit të mbetjeve shtëpiake, sipas rregullave dhe programeve të bashkive”, – shpjegon ai.

Ndarja në burim dhe kompostimi si proces është koncept i hasur dhe në dokumente të tjerë, sqaron Endri Haxhiraj.

Kompostimi parashtrohet në “Planin Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, si një alternativë që ndihmon në mbrojtjen e klimës me anë të reduktimit të bio-mbetjeve që depozitohen në venddepozitime dhe rrjedhimisht reduktimit të emetimeve të metanit në to”.

Aktualisht, Shqipëria landfillon të gjitha mbetjet e grumbulluara në kontejnerë, pa u bërë diferencimi në mbetje.

Ndarja e mbetjeve në burim është pothuajse e pastimuluar, madje edhe në rast se ka iniciative ndërgjegjësimi, shihet shpesh humbja e besimit tek qytetarët që shprehen se “të gjitha në një kosh do të përfundojnë’”, – përfundon Haxhiraj.

Problemi i menaxhimit të mbetjeve është evidentuar dhe progres-raportin e Bashkimit Evropian.

Mbledhja e ndarë e rrymave të mbetjeve dhe instrumentet ekonomike për të nxitur riciklimin, ripërdorimin dhe parandalimin e gjenerimit të mbetjeve janë ende të pamjaftueshme”, – thuhet në progres raport.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *