Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata rrëzon padinë e banorëve për mbrojtjen e burimit të Sinecit

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka rrëzuar padinë e ngritur nga banorët e Lumasit kundër ndërtimit të një ujësjellësi që do të dëmtonte monumentin natyror të burimit të Sinecit.

Prej dy vitesh, banorët e Lumasit janë në proces gjyqësor për ndalimin e punimeve nga kompania Salillari, e cila ka si synim të përdor ujin e këtij burimi për një ujësjellës që do të furnizojë me ujë shtatë fshatra.

“Nuk e quajmë humbje vendimin, do ta ndjekim çështjen, thjesht do na zgjasë lufta. Do apelojmë vendimin në Gjykatë e Apelit Administrativ dhe do bëjmë kallëzimin për gjyqtaren Ema Shaholli ”- , tha për Citizens Channel avokati Arben Llangozi.

Avokati thekson se u ngrit pretendimi që banorët nuk mund të jenë palë legjitime në këtë çështje. Siipas tij ky konstatim shkon kundër parimeve të konventës së Arhus-it që Shqipëria e ka ratifikuar në 1998, ku theksohet se komuniteti apo persona të interesuar për çështjet mjedisore janë pjesë e vendimmarrjes.

“Gjyakta tha rrëzohet kërkesë padia pa argument, por se çfarë do ndodhë në vijueshmëri gjykata nuk u shpreh fare”- , vijon ai.

Sipas Llangozit kompania Salillari nuk ka më leje ndërtimi, sepse që nga shtatori 2020 leja ka skaduar.

“Ata janë pa leje nëse do të vijojnë punimet dhe lejen mund ta zgjasë vetëm gjykata. Ata duhet t’i parashtrojnë gjykatës shkaqet dhe gjykata vendos nëse duhet të zgjatet apo jo leja”- , përfundoj ai.

Kanioni i lumit  të Sinecit ka marr statusin monument natyrore i mbrojtur  me vendimin nr. 676 më 20.12.2002.

Në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, është përcaktuar se burimit i Sinecit është pika e zgjedhur për marrjen e ujit.

Në maj të vitit të shkuar kompania Salillari ka ndërtuar një godinë e cila ndodhet brenda zonën buferike. Sipas nenit 17 për zonat e mbrojtura, ligji 87/2017 monumentet natyrore rrethohen nga zona buferike me gjerësi deri në 200 metra nga perimetri i monumentit.

Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e ka njohur ndërhyrjen e paligjshme në zonën e mbrojtur.

Resul Sulanaku, një nga banorët që ishte dje në seancën gjyqësore pohon se ky vendim është një padrejtësi shume e madhe ndaj komunitetit dhe natyrës në Lumas.

“12 mijë turistë kemi pasur në 2021, ndërsa në 2022 18 mijë turistë të huaj. Nëse thahet burimi për çfarë do vinë turistët? Ne atë e kemi pikën kryesore atraktive të fshatit”- , përfundon Resuli.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *