Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dritëhijet e hartës së re gjyqësore; KShH: “Mungesë transparence dhe cenim i aksesit në drejtësi”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërisë civile mbajtën një tryezë të rrumbullakët ku u diskutuan efektet e hartës së re gjyqësore.

Pavarësisht kritikave dhe grevës së avokatëve, qeveria miratoi në korrik ndryshimet në shpërndarjen e gjykatave të vendit. Në hartën e re gjyqësore u mbyllën 18 gjykata, përkatësisht nëntë gjykata të rretheve, pesë gjykata të apelit dhe katër gjykata administrative të shkallës së parë.

“Shqetësimi më i madh është ai i funksionimit vetëm të një gjykate apelit të juridiksionit në rang kombëtar ”, – tha Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit (KSHH), gjatë prezantimit të një dokumenti pozicional, ku analizohen efektet që ri-shpërndarja e gjyqësorit do të ketë tek qytetarët.

Skendaj analizoi rastin e shteteve si Moldavia apo Holanda, ku është aplikuar e njëjta praktilkë, por nga ana tjetër ka vijuar të funksionojnë seksione apo degë të gjykatave, gjë që ka lehtësuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Vlerësimi i hartës së re nuk analizon varfërinë në vend dhe as cilësinë e transportit në vend, mjetet e munguara të transportit në disa zona të thella rurale dhe aksesin e grupeve të disavantazhuara ekonomikisht”, – theksoi Skëndaj.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda i cili pohoi se këto mangësi duhet të rimbursohen nga shteti.

“Ky proces nuk është shoqëruar me një faturë ekonomike, aty ku ka distanca të tilla shteti i rimburson qytetarët, për kosto shtesë që mund t’i krijohen atyre, sidomos në një moment që ka të bëjë me drejtësinë”, – analizoj ai.

Klajdi Karameta, Zëvendës Ministër i Drejtësisë replikoi duke theksuar se reformat duan kohë për të prodhuar rezultate, duke sjellë si krahasim vettingun e reformës në drejtësi:  

“Rezultatet e vetingut kanë arritur deri ty sa 67% e administratës që janë betuar nuk kanë rezultuar të denjë për të mbajtur pozicionin e tyre. Ky është një rezultat shumë pozitiv se ka pastruar sistemin e drejtësisë”, – u shpreh Karameta.

Komiteti i Helsinkit analizon hartën e re gjyqësore:

KSHH ka ngritur shqetësimin se harta e re gjyqësore u miratua pa një proces të gjerë konsultimi, i cili e vuri sistemin përpara një sërë problemesh:

  • Mungesën e transparencës karshi publikut të veprimtarisë së GNP-së së ngritur nga KLGJ.
  •  Mungesën një procesi konsultativ gjithëpërfshirës përgjatë fazës së hartimit të raportit të vlerësimit nga ky grup pune.
  • Mungesën e një studimi apo vlerësimi objektiv dhe të gjithanshëm, me avantazhet dhe disavantazhet e ri-organizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave të tyre tokësore.

Në lidhje me zbatimin e deritanishëm të hartës së re gjyqësore KSHH shpreh shqetësimin se është përballur me mungesë transparence dhe aksesi gjatë kërkesave për informacion dhe pjesëmarrjes në procesin e konkretizimit të kësaj iniciative.

KSHH ngre shqetësimin se ka pasur shumë pak oponencë nga vetë gjykatat e shkallës së parë që janë pjesë e ri-organizimit, duke ngritur dyshime se kjo “heshtje” është tregues i interesit të vetë gjyqtarëve për tu transferuar drejt gjykatave më të mëdha.

Dëgjo podcastin e plotë: 

Podcasti “Zëra nga harta e re gjyqësore” ka analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e 18 gjykatave në vend, duke e centralizuar sistemin me premtimin se ai do të jetë më efektiv.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *