Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rritet gjuha e urrejtjes dhe dhuna online ndaj fëmijëve dhe të rinjve në TikTok dhe Instagram

Gjuha e urrejtjes në platformat online ndaj fëmijëve dhe të rinjve është rritur përgjatë vitit 2022. Mesatarisht çdo dy ditë raportohet një rast në platformën ISIGURT.al. 

Këto të dhëna vijnë nga botimi i raportit kombëtar për sigurinë në internet të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri nga organizata CRCA/ECPAT, që advokon për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se mosha më e prekur nga dhuna dhe gjuha e urrejtjes në internet është ajo mes 18 dhe 30 vjeç, ndjekur më pas nga grupmosha 15-17 vjeç.

Buimi: Raporti ISIGURT.al

Dy platformat kryesore të ankesave  për gjuhën e urrejtjes online mbeten  TikTok dhe Instagram.

Burimi: ISIGURT.al

Të dhënat e raportit tregojnë se përdorimi i internetit është rritur në Shqipëri krahasuar më vitet e mëparshme, duke bërë që 80% e popullsisë të ketë akses në internet.

Rastet e raportuara pranë platformës ISIGURT.al

Prej 2016 pranë platformës ISIGURT.al i janë paraqitur rreth 670 ankesa , të cilat përfshijnë mes të tjerash dhunën seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve, bullizëm dhe gjuhën e urrejtjes.

Këto raportime vijnë më së shumti nga djemtë, rreth 47%.  Numrin më të lartë të raportimeve e mban kryeqyteti, me rreth 63 raportime të kryera për vitin 2022.

Burimi: ISIGURT.al

Incidentet kryesore të raportuara lidhen me gjuhën e urrejtjes, vjedhjen dhe postimin e fotove personale, kërcënimet, shantazhet dhe profilet e rreme apo bullizmi.

Ekzistojnë disa institucione dhe mekanizma për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në platformat online. Ndër to, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, Autoriteti për Komunikimet Elektronike dhe Postare (AKEP), ALO 116-111: Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët si dhe policia e shtetit. 

Megjithatë, raporti thekson se “legjislacioni shqiptar për sigurinë në internet paraqet disa mangësi serioze që kërkojnë adresim të shpejtë, në Kodin Penal dhe në Ligjin për Komunikimet Elektronike, për të adresuar çështjen e përmbajtjeve të dëmshme dhe të paligjshme dhe përgjegjësitë institucionale që lindin nga këto ndryshime”. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *