Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Opozita propozon ashpërsim të dënimeve për dhunën dhe kanosjen e gazetarëve

Deputetë të opozitës propozuan dje në Parlament një projektligj që parashikon rritje të ndëshkimeve në Kodin Penal ndaj personave që kanosin apo dhunojnë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët për shkak të detyrës.

Për aq kohë sa gazetari është duke kryer një mision, dhe për këtë mision fisnik që bën ndaj qytetarëve merr edhe kërcënime, merr edhe kanosjen, merr edhe dhunimin, atëherë ashpërsia duhet të jetë maksimale”, – tha deputetja e opozitës Ina Zhupa, e cila dorëzoi propozimin në Kuvend.

Konkretisht, kërkohet që të ndërhyhet në nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”. Ky projektligj propozon dënim 1-5 vjet në rast dhune fizike dhe 1-3 vjet burg në rast se këto vepra kryhen ndaj gazetarëve.

“Nëpërmjet kësaj nisme, nuk po kërkohet asgjë më tepër sesa të barazohet niveli i mbrojtjes të gazetarëve dhe punonjës vetë medias, me atë të mjekëve apo punonjësve të policisë”, u shpreh deputetja Zhupa.

Projektligji pritet të kalojë për diskutim në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku diskutohen çështjet që lidhen me median.

Situata e gazetarëve në Shqipëri

Në janar të vitit të këtij viti, gazetari nga Lezha Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan shkak të detyrës. Në dëshminë e dhënë në polici, gazetari Hila u shprehur se sulmi fizik ka ardhur pas raportimit mbi një vendim gjykate. Sipas policisë së Lezhës autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim.

Përkeqësimi i lirisë së medias është reflektuar edhe në raportet ndërkombëtare. Raporti i fundit për Lirinë e Medias tregoi se Shqipëria ka shënuar një rritje të rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve gjatë vitit 2022.

Sipas hartëzimit të rasteve të dhunës, Shqipëria ka 17 alarme drejt 30 personave, teksa një vit më parë kishte 14.

Edhe raporti i Këshillit të Evropës për vitin 2021 dhe fillimin e 2022, tregoi se janë rritur kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve ishin kërcënimet më të rënda për lirinë e shtypit në Shqipëri në vitin 2022. Veçanërisht shqetësues ishte numri i incidenteve të dhunës së policisë ndaj gazetarëve, 7 nga 17 shkelje vinin nga policia”, thuhet në raportin e MFRR.

Në 2021 Shqipëria mori dhe renditjen më të ulët historike në Indeksin e Lirisë së  Medias. Vendi u rendit i 103 nga 180 vende, në raportin e hartuar nga Reporterët pa Kufij.

Ndërsa raporti Botëror për Lirinë e Shprehjes për vitet 2019-2020, kryer nga ARTICLE 19, informoi se Shqipëria ka pësuar përkeqësim sa i përket lirisë e medias, me 15% rënie në renditje përgjatë pesë viteve të fundit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *