Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Lëvizja Bashkë” akuzon gjykatën për vonesa të qëllimshme që i pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

Aktivistët e Lëvzjes “Bashkë” protestuan sot përballë Gjykatës së Tiranës.

“Gjykata qëllimisht po pengon regjistrimin e Lëvizjes BASHKË si parti politike. Më konkretisht, gjykatësi Agron Zhukri është duke thyer çdo afat ligjor të njohjes së një partie”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori përballë gjykatës.

Aktivistja Vitori Çipi sqaroi për Citizens Channel se dokumentet për regjistrimin e partisë janë dorëzuar në datën 9 janar të vitit 2023.

Neni 13 i ligjit për partitë politike përcakton se regjistrimi i partisë politike bëhet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Po ashtu ligji nënvizon se në rastin kur dokumentet e partive politike nuk janë të rregullta, gjykata, brenda 20 ditëve e kthen kërkesën për të bërë plotësimet përkatëse

Mbi këtë 30 ditësh, Lëvizja Bashkë denoncuan se vonesat e gjykatës kanë tejkaluar afatin ligjor. “Ky 30 ditësh ka mbaruar që në datën 9 shkurt. Sot që po flasim kanë kaluar shumë ditë nga tejkalimi i afateve ligjore”, u shpreh Arlind Qori.

Aktivistja Vitori Çipi sqaron se edhe hedhja e shortit për gjyqtarin është kryer me vonesë.

“Nëse i referohemi datës së hedhjes së shortit, maksimumi i afatit të regjistrimit të partisë Lëvizja BASHKË do duhej të ishte data 26 shkurt2023”, tha Çipi për Citizens Channel.

Ajo shprehet se gjyqtari ka marrë në konsideratë datën kur ai ka marrë dosjet në dorë dhe jo kur është depozituar dosja nga lëvizja, pra datën 9 janar.

Aktivistët pretendojnë se këto veprime po ju pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale. Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka vënë partive politike për tu regjistruar është data 6 mars.

Ndërkohë, gjyqtari i çështjes ka vendosur datën 7 mars për gjyqin ku do merret vendimi i themelimit të Lëvizjes “Bashkë”.

Aktivistja Viki Çipi sqaron se Lëvizja Bashkë i është drejtuar institucioneve vendase dhe ndërkombëtare për të shqyrtuar situatën e tyre.

“Gjykatësi i Çështjes z. Agron Zhukri e ka lënë seancën e regjistrimit në datë 07.03.2023, jashtë çdo afati të parashikuar në Kodin Zgjedhor”, shprehet Çipi.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, në deklaratën për media e cilësoi këtë akt të gjykatës si të paligjshëm dhe të pandershme.

“Në 32 vjet pluralizëm në Shqipëri asnjë partie, asnjëherë, nuk i është ndaluar regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja”, tha Qori për mediat.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *