Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Në qeli tetë ditë pas lindjes”, juristët e cilësojnë si shkelje të ligjit arrestimin e gruas në Shkodër

Diana Bahçja (Hoshi) vetëm 8 ditë pasi kishte lindur fëmijën u dënua me burgim dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave. Dënimi i saj u dha nga Gjykata e Tiranës dhe u ekzekutua nga Policia e Shkodrës. 

Ish-bashkëshorti i saj e kishte denoncuar 5 vite më parë me akuzën se ka braktisur fëmijën e martesës së parë. Si pasojë u dënua me gjë gjobë të cilën ajo nuk e kishte paguar dhe iu konvertua në 50 ditë burgim.

Por dënimi i saj sipas avokatit Adriatik Lapaj është bërë në kundërshtim me ligjin.

“Pashë që kishin arrestuar një nënë të sapolindur pasi nuk kishte paguar gjobën e vendosur nga gjykata dhe për pasojë ishte vendosur konvertimi në burg me 1 muaj e 20 ditë. Them se mund ta shtynit ekzekutimin sipas ligjit, jeni nxituar pak”, është shprehur Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai propozondisa zgjidhe për të rregulluar këtë situatë.

“Për familjen: Sipas nenit 34 paragrafi fundit i Kodit Penal të paguajnë gjobën dhe mandej t’i drejtohen Gjykatës me kërkesë për revokimin e vendimit të dëbimit me burg”, thotë Lapaj.

Në rast se familja nuk mundet të paguajë gjobën, ai ka propozuar ndërhyrjen e presidentit që të bëjë një falje për nënën.

Juristi Gentian Serjani e cilëson vendimin e gjykatës si një shkelje flagrante të ligjit.

Gentian Serjani, jurist

Ai tha për Citizens Channel se në këtë rast do duhet të ishte pezulluar ekzekutimi i vendimit deri sa fëmija të mbushte 1 vjeç.

Ai sqaron se policia në këtë rast ka pasur mundësinë ligjore që ta pezullonte ekzekutimin referuar sitautës së së dënuarës.

Pika 2 e nenit 476 e Kodit të Procedurës Penale thotë se “kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën 1 vjeç, ekzekutimi shtyhet deri sa fëmija të bëhet një vjeç”.

“Kemi të bëjmë me një rast ku shteti sërish tregon se zbaton ashpër ligjin me të pamundurin”, tha Serjani. Së fundmi ai shprehet se shpreson që prokurori do të kërkojë pezullimin e ekzekutimit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *