Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Fermerët përballë portalit e-Albania”

Prej tre ditësh Arben Haxhi pret radhën për të aplikuar në skemën e subvencioneve të bujqësisë. Ai tregon se aplikoi për bonusin vitin e kaluar, por nuk e përfitoi edhe pse ka dorëzuar të gjithë dokumentacionet e nevojshme.

Sivjet ka shumë radhë këtu. Po tre ditë resht që në datë 20”, tha Haxhi për Citizens Channel.

Si shumë fermerë të tjerë, ai nuk ka mundësi që ta bëjë aplikim vetë në portalin e-albania, prandaj i duhet të presë radhën.

Arben Haxhi, Fermer

“Ne jemi pensionista plus që ne nuk shohim nga sytë, plus dhe nuk lidhemi dot me institucionet”, tha ai.

Procedura e aplikimit në e-albania është e vështirë për fermerët dhe kërkon disa hapa. Kjo i ka shtyrë ata që t’i drejtohen agropikave apo shërbimeve private.

“Ka shumë fermerë që kanë shkuar nëpër zyra private sepse është një target grup që e ka vështirë të përdori teknologjinë, nuk është aq i thjeshtë sistemi i aplikimit sepse janë disa rubrika duhet të hysh te e-Albania etj etj, dhe fatkeqësisht të vjen keq ti shohësh që orvaten në sportelet e AREB-it dhe në zyrat private për të aplikuar”, tha për Citizens Chanenl Eduart Sharka, ish-kryetar i Sindikatës së Fermerëve.

Eduart Sharka, Ish-kryetar i Sindikatës së Fermerëve

Një tjetër problematikë që ka shtuar radhën e fermerëve në këto sportele është edhe fondi i limituar, i cili sipas përfaqësuesve ka lënë jashtë skemës shumë aplikime.

“Është një gjë e trishtueshme të shikosh, dje për shembull ishin 200 fermerë që shtyheshin me bërryla kush të aplikonte i pari. Arsyeja kryesore është fondi i limituar sepse vjet vetëm nga skema e naftës ngelën 15 mijë fermerë pa përfituar pavarësisht se kishin aplikuar në afat dhe i plotësonin kriteret”, tha Sharka.

Fermeret duke pritur ne radhe per te aplikuar ne skemen e subvencioneve te bujqesise

Aziz Çoku është fermer dhe vitin e kaluar arriti të fitonte nga kjo skemë pasi kishte aplikuar herët, ndërsa këtë vit ka tre ditë që pret në radhë.

“Kjo është hera e dytë që aplikoj herën e parë e mora me një çik vështirësi po e mora tani këtë herë e kam herën e dytë që aplikoj po lodhem shumë vijmë katër pesë herë këtej vërdallë”, tha ai. Çoku tha për Citizens Channel se vitin e kaluar kishte aplikuar bashkë me një mikun e tij dhe ky i fundit nuk kishte përfituar pasi e kishte dërguar aplikimin një ditë më vonë.

Arben Haxhi, Fermer

Aziz Çoku shprehet se aplikimi është shumë i vështirë për të dhe se nuk i ka mjetet teknologjike të nevojshme për ta bërë aplikimin vet.

“Shumë i vështirë është unë kam ardhur 5 herë, jo duhet kjo letër jo duhet ajo. Pse se bëjnë këta atje te bashkia ku paguajmë taksat e tokës po na biejnë këtej vërdallë. Kjo është si një lloj si ta them si një tip lodhje për ne. Se përdorim dot atë telefonin unë kam një telefon kështu të thjesht se përdor dot”, u shpreh ai.

Aplikimi është hapur në datë 20 mars dhe do të qëndrojë i hapur deri më 11 prill.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *