Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Në politikën Shqiptare roli i grave mbetet i zbehtë

Raporti “Të Drejtat e Grave në Ballkanin Perëndimor” ka analizuar situatën e grave në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit, gjatë viteve 2020 – 2022. Raporti trajton çështje si roli i grave në politikë dhe shoqëri, dhuna me bazë gjinore dhe mungesa e strehimoreve për gratë në situatë dhune.

Përfaqësimi “fiktiv” i grave në politikën shqiptare

Ndonëse Kryeministri Edi Rama caktoi 70% të kabinetit ministror vajza dhe gra, shifra më të larta se në vetë vendet e Bashkimit Evropian thuhet në raport, përfshirja e tyre në vendimmarrje vijon të jetë e dobët.

Studimi ‘Dhuna Kundër Grave në Politikë’ gjeti që dhunuesit më të mëdhenj ndaj grave në politikë janë brenda partive të tyre, veçanërisht ndaj grave që dëshirojnë të kenë pozicione drejtuese”, – shkruhet në raport.

Më tej, në raport theksohet se barazia gjinore përdoret nga partitë politike si një mjet për të fituar më shumë pikë politike në rangun ndërkombëtar dhe jo për të ulur diskriminimin.

Raporti sjell në vëmendje gjuhën denigruese që Kryeministri Rama përdori ndaj ish-deputetes Grida Duma, gjë që ngjalli reagime edhe nga politikanet gra të Partisë Socialiste.

Të dhënat tregojnë që gratë janë shumë aktive gjatë periudhës së fushatës, por pushteti vijon të jetë i qendërzuar te drejtuesit e partive politike, që janë kryesisht burra.

Raporti thekson se ka disproporcion në vëmendjen mediatike ndaj kandidatëve burra dhe gra. “Pavarësisht se gratë përbëjnë 40% të parlamentit, gjatë periudhës parazgjedhore, gratë morën 22% të hapësirës mediatike, krahas 78% që shkoi për politikanë burra”.

Në Shqipëri ka 1,595 anëtarë të këshillit që përfaqësojnë partitë e regjistruara në 61 Bashkinë e vendit, ku 555 janë gra (afërsisht 35%) dhe 1040 janë burra (65%).

Edhe pse zgjedhjet më të fundit bashkiake e rritën numrin e grave drejtuese, ka shumë pak gra që mbajnë role udhëheqëse brenda partive politike në nivel lokal”, – shkruhet në raport.

Në përgjithësi, saktëson studimi, ka një përfshirje të ulët të grave në strukturat vendimmarrëse në nivel lokal.

Shumë pak gra kandidate janë të përfshira në zgjedhje, kuotat gjinore nuk respektohet apo zbatohet plotësisht nga pushteti vendor. Ato gra që gëzojnë poste politike, nuk operojnë në kushte të barabarta dhe të drejta krahasuar me kandidatë burra”.

Dhuna me bazë gjinore dhe Konventa e Stambollit

Sipas të dhënave të mbledhura në këtë raport, Shqipëria qëndron e dyta pas Serbisë për numrin e grave të vrara në vitin 2021.

Në 2021-shin, ka pasur gjithsej 12 raste të femicideve në Shqipëri, nëntë në Bosnje dhe Hercegovinë, dy në Kosovë, dy në Mal të Zi, gjashtë në Maqedoninë e Veriut dhe 20 në Serbi”, – cilëson raporti.

Dhuna në marrëdhëniet familjare përbënte 5.3% të të gjitha krimeve në Shqipëri në vitin 2021, shifër që ka shënuar rritje krahas vitit 2020.

Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2013 Konventën e Stambollit, që ka si qëllim eleminimin e dhunës me bazë gjinore. Kjo konventë kërkon që shtetet palë të ndërmarrin masat e nevojshme legjislative dhe zbatuese për të mbrojtur viktimat/të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore përmes strehimit të sigurt  në strehëza të përshtatshme, mbështetjes shtetërore, linjave të aksesueshme ndihmëse dhe adekuate financiare dhe njerëzore.

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka dhjetë strehëza në të gjithë Shqipërinë, ku dy janë hapur në vitin 2022 me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale me mbështetje të UNICEF. Duke përjashtuar dhe Qendrën Kombëtare për Vajzat dhe Gratë, të gjitha strehëzat e tjera janë të financuara nga organizata të shoqërisë civile.

Kornizat ligjore ekzistuese nuk arrijnë të trajtojnë në mënyrë efektive të gjitha format e dhunës, duke përfshirë ato që prekin në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat nga grupet e vulnerabël, përfundon raporti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *