Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët kërkojnë restaurimin e mureve të kalasë së Durrësit

Muret e pjesës veriore të Kalasë së Durrësit kanë pësuar çarje. Ky fakt është konstatuar nga aktivistë të trashëgimisë kulturorë në Durrës të cilët kërkojnë ndërhyrje emergjente për restaurimin e sitit më të rëndësishëm arkeologjik të qytetit.

“Këtu mbrapa kemi një pllakatë  ku shënohet një datë, viti 1963. Kjo datë është data e restaurimit të fundit që i është bërë murit të kalasë rrethuese të qytetit të Durrësit, pra ka 60 vjet që nuk vihet dorë mbi këtë mur rrethues ”, –  tha Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës Durrësi Autokton.

Pamje nga carjet e mureve te pjeses veriore te kalase

Inxhinieri Deliallisi vlerëson se çarja është goxha e konsiderueshme ku në vende specifike konstatohen edhe shkëputje të kalasë. Ai paralajmëron se në rast mosndërhyrje mund të përsëritet e njëjta ngjarje që ndodhi me kullën C pas tërmetit të nëntorit 2019. Kulla C u rrëzua fillimisht nga një tërmet i vitit 1273 dhe për herë të dyte nga tërmeti i nëntorit 2019. Objekti i shpallur vite më parë monument kulture u rindërtua me materialet e vetë kullës që u shkatërrua.

“Rrënjët e këtyre pemëve depërtojnë thellë në muret e kalasë dhe kur nuk ka asnjë restaurim ato arrijnë të bëjnë shkëputje të vogla të mureve, pastaj pas një lëkundje shumë të fuqishme mund të sjellin atë që sollën me 26 nëntor. Por këtu është akoma më e rrezikshme sepse këtu janë banesa, tek të cilat mund të ketë edhe viktima”, –  theksoj Deliallisi.

Muret rrethuese të qytetit antik, ku bën pjesë edhe Kulla C janë ndërtuar në shekullin e 5-të, kur perandoria bizantine udhëhiqej nga Anastasi i I, me origjinë nga Durrësi

Citizens Channel kontaktoj me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës, Alban Ramohitaj i cili tha se  kjo pjesë e kalasë është pjesë e projektit i cili është duke u zhvilluar nga Ministria e Kulturës për rrjetëzimin e të gjithë zonës, nga Porta Amfiteatrit deri lart.

“Godinat aty kanë qenë reparte ushtarake dhe nuk kemi akses për të hyr brenda tyre, por sigurisht që do të bëhet ndërhyrje pasi të largohen banorët pasi dje ka nisur një proces shpronësimi”, –  theksoj Ramohitaj.

Sipas Ramohitaj procesi i shpronësimit është në disa faza derisa të arrij fazën ku ka ndodhur edhe çarja e mureve.

“Kur të largohen edhe ato banorë , sepse ka kohë që ka pasur dëmtime por nuk kemi pasur mundësi ndërhyrje do të aplikohet edhe restaurimi”, –  përfundon ai.

Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë. Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të Amfiteatrit të Durrësit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *