Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkitekti italian Stefano Boeri. Ky plan parashikon ngritjen e një “kufiri-hijebërës” prej 2 milionë pemësh frutore e parqesh rreth qytetit, që do të shërbente për të kufizuar ndërtimet dhe konsumin e tokës.

Citizens Channel e ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e punës për krijimin e pyllit orbital. Në një investigim të publikuar një vit më parë, u zbulua se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj.

Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj.

Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë tha se nga fillimi i aplikimit të planit e deri më tani janë mbjell gjithsej 60,987 dru dhe shkurre. Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital.

Ndërkohë, në datën 26 mars, Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbajti një ceremoni ku mbolli pemën e 1 miliontë dhe tha: “Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”.

Dështimi për realizimin e projektit të “Pyllit Orbital”, konfirmohet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një auditim i bërë në vitin 2022 theksoi se ky projekt rezulton me nivel shumë të ulët realizimi, për shkak të pamundësive financiare dhe mungesës së hapësirës së nevojshme për mbjellje.

Nëse 1 milionë pemët e mbjella nuk janë pjesë e pyllit orbital, ato duhet t’i përkasin një tjetër plani strategjik të Bashkisë Tiranë. Projekti Strategjik 03, i Planit “Tirana 2030”, premton krijimin e dy unazave të gjelbra brenda qytetit. Unaza e gjelbër parashikohet të jetë e dedikuar për këmbësorët, çiklistët dhe lëvizshmërinë në shina.

“Unaza e dytë e cila së bashku me unazën e katërt, pyllit metropolitan dhe korridoreve ekologjikeTirana030 do të përbëjë infrastrukturën e gjelbër bazë të qytetit”, thuhet në planin Tirana2030.  Një tjetër investigim i Citizens Channel, tregoi se planet për ndërtimin e këtyre dy unazave janë ende në fazë projektimi.

Pra, nëse një milionë pemët nuk i përkasin as Pyllit Orbital e as dy Unazave të Gjelbra, ato duhet të jenë mbjellë në zonat urbane të qytetit.

Kjo fotografi e marrë nga plani Tirana 2031, pasqyron zonat e reja të gjelbra.

Një tjetër fotografi satelitor e Tiranës e marrë sot, tregon qartë mungesën e dy unazave të gjelbra ashtu edhe të pyllit orbital.

“Tirana një qytet larg së gjelbrës”

Gjelbërimi i Tiranës ka qenë kryefjala e Bashkisë Tiranë në 8 vitet e fundit. Zotimi për mbjelljen e 2 milion pemëve dhe kthimin e Tiranës në një qytet me parqe, ka mbetur vetëm në deklarata. 

Teksa vrulli i ndërtimeve shtohet, Tirana është duke humbur hapësirat e gjelbëra.

Një sutdim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

Hapësira e gjelbër ndër të tjera është hequr edhe me ligj. Në Planin e Përgjithshëm Vendor TR 2030, termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston, aty përcaktohet vetëm hapësira publike. Brenda kësaj hapësire publike përfshihet edhe ajo e gjelbër.

Eksperti i mjedisit pranë Co-Plan Rodion Gjoka shprehet se pemët në tërësi ofrojnë shërbime në ekosistem, të cilat varën nga mosha dhe lloji i pemës. 

Rodion Gjoka, Institutit për Zhvillimin e Habitatit

“Që një pemë të konsiderohet e maturuar dhe të ofroj shërbime në ekosistem si hijëzim, absorbim i ujit të shiut, absorbim i ndotësve si CO2 dhe PM sikundër edhe çlirimi O2 si pasojë e fotosintezës, duhet minimalisht të kenë kaluar të paktën 8-9 vite nga momenti që konsiderohej fidan”, tha për Citizens Channel Gjoka.

Ai sqaron se Tirana pas reformës territoriale përfshin në territorin e vet “fonde të kosniderueshme pyjore, por ndërkohë në nivel urban nga censusi i vitit 2022 realizuar nga GreenLungs Co-PLAN rrezulton të ketë rreth 17.789 pemë”.

Këto pemë thotë Gjoka nuk absobrojnë dot as ndotjen që shkaktohet në Tiranë nga flota 320 autobuzëve te transportit publik, për mos të përfshirë makinat e aktivitet e tjera në qytet. 

Sa i përket gjelbërimit urban, Gjoka thotë se më herët ai studiohej për funksionet alternative që jepte teksa sot “është shfrytëzuar vetëm si element estetik dhe propagandistik”.

“Në këtë kontekst po, 1 milionë pemë do i bënin shumë mirë një qyteti të ndotur dhe shumë vulnerabel ndaj fenomeneve ekstreme të klimës”, thotë Gjoka.

Ai analizon se në retorikën e shumë politikbërësve mbjellja e pemëve është përdoruur si element propagandistik.

Mbjelljet e miliona pemëve kanë qenë propoagandë e kahershme, kujtojmë Lefter Kokën që do të kthente currilat në Pyll, Blendi Klosin që do të mbillte 20’200’000 pemë deri në 2020 apo edhe këta të tjerët që vijojnë në të njejtën linjë e ndërkohë nuk arrijmë dot të kontrollojnë moratoriumin e pyjeve në zona të mbrojtura (Rrjace, Gramsh etj)”, u shpreh Gjoka.

Në lidhje me planin e Bashkisë Tiranë për Pyllin Orbital (metrobosco) ai shprehet se mund të vlerësohet nëse projekti është transparent në të gjithë tërësinë e tij.

“Unë nuk kam parë një projekt konkret pyllëzimi por vetëm rendera, infografika dhe letra teorike”, thotë Gjoka.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *