Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Turizëm me gjenerator”, në Theth protestohet për energjinë elektrike

Dhjetëra pronarë bujtinash dhe operatorë turistikë në Theth protestuan dje përballë godinës së hidrocentralit e Ndërlysës, ku artikuluan se mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike po i penalizon ata në vijimësinë e biznesit të tyre në një prej zonave më me emër në Shqipëri.

Furnizimi me energji duhej të behej nga ky hidrocentral pohojnë banorët, por si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes nga koncensionari privat, situata është e tillë që ata mbeten pa drita në fillim të sezonit turistik.

Tani është fillimi i sezonit edhe me mungesën e dritave është e pamundur të bësh turizëm. Edhe nga shkaku i dritave, njerëzit po na rrinë maksimumi një natë edhe nëse e ka rezervuar për tre netë dhe largohet”, – thotë për Citizens Channel Fatmir Berishta.

Sipas Berishtës, ky është një problem i vazhdueshëm i cili mbetet i paadresuar, pavarësisht kërkesave për linjë të rregullt energjie. Ata detyrohen të prodhojnë energji përmes gjeneratorëve.

Me gjenerator dritash nuk mbahet dot biznesi. E sidomos ta ndezësh në alpe, në mal, ku njerëzit vijnë për ajrin e pastër, jo për të dëgjuar gjeneratorin dhe erën e naftës”, – vijon më tej Berishta.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe Pavlin Polia, i cili pohon se mungesa e energjisë u sjell kosto të dyfishta ekonomik.

Të mbash një biznes me gjenerator, një biznes që ka mbi dhjetë dhoma, kostot shkojnë katastrofale”, – shprehet ai. Polia po ashtu tregon se klientela ka mjaft pakënaqësi. “Kur s’kanë internet të mirë, kur s’kanë energji. Ka shumë njerëz që udhëtojnë dhe punojnë”.

Pavlini thotë me shaka se në shumë raste detyrohen të justifikojnë mungesën e dritave në sy të klientëve.

Ideja është që dritat fikën në kohë të darkës, kur ngarkohet sistemi, fiken dritat. Duhet të sajojmë ndonjë datëlindje, ndonjë gjë se s’ke ça t’ju thuash. I bie me t’u thuash hajde të shohim yjet”.

Kësaj proteste iu bashkuan edhe turistë të huaj nga Spanja.

E vërteta është që ne na pëlqen shumë vendi, por kemi pasur disa probleme kur na është dashur të karikojmë baterinë e telefonit, nuk kemi arritur të komunikojmë siç duhet me recepsionistët e hotelit”, – tha njëri prej turistëve.

Është për të ardhur keq që një vend kaq magjepsës, kaq i bukur, nuk mund të shijohet 100 përqind”, – përfundoi ai.

Hosti dhe ai më tregoi gjithçka mbi situatën dhe unë mendoj se duhet të zgjidhet sepse ky është një vend shumë i bukur, natyra, malet”, – shpreh një tjetër turiste nga Spanja që mori fjalën gjatë protestës.

Protestat, pohojnë pjesëmarrësit, do të vazhdojë deri në zgjidhje të situatës.

E kemi biseduar, do përshkallëzohet protesta, realisht do kemi bllokim të turizmit. Është qesharake po nuk mundesh të ulesh e të qahesh para klientit për fajet e të tjerëve”, – përfundon Pavlin Polia.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *