Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Euro në minimumin historik”

Ditën e sotme  monedha euro ka shënuar një rënie historike, duke zbritur në 110.73 lekë.

Që prej fillimit të vitit 2023, kursi i këmbimit të valutës europiane ka shënuar rënie deri në 3%. Një euro sot shitet 8.1% më pak krahasuar me të njejtën përiudhë një vit më parë. 

Në një deklaratë për shtyp, Konfindustria ka vlerësuar se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të përballuar zhvleftësimin e Euro-s kundrejt Lek-ut do të ishte pa asnjë ndikim dhe do të përfundonte në humbje të rënda dhe të panevojshme financiare. 

“Ndihma e domosdoshme afatshkurtër për kategoritë e prekura të bizneseve duhet të kryhet nëpërmjet një paketë të jashtëzakonshme financiare të qeverisë”, sugjeron Konfindustria.

Më tej, deklarata thekson se ky përfundim ka ardhur duke patur parasysh mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik si dhe varësinë e tij nga informaliteti.

“Në harkun e një viti financiar 2022-2023 monedha Euro është zhvleftësuar në mbi 9% kundrejt Lek-ut duke prekur rëndë industritë dhe prodhimin vendor dhe sidomos eksportet shqiptare. Vetëm industria e manifakturës përllogaritet të ketë humbje mbi 200 milion euro nga mbiçmimi i panatyrshëm i Lek-ut”, thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Përmes këtij reagimi kërkohet që të ndërhyet në mënyrë të shpejtë nga qeveria për të mbrojtur industritë e prodhimit vendas, sidomos të eksporteve.

Duhet të kryhet nëpërmjet një pakete të ndërthurur ndihme financiare të drejtëpërdrejtë për kategoritë më të prekura si dhe masa fiskale për uljen e kostove. Masat fiskale ndihmëse mund të fillojnë nga ulja e taksave dhe çmimeve të energjisë elektrike, të karburantit, të sigurimeve shoqërore, etj”, sugjeron Konfindustria.

Më tej vlerëson se ndërhyrja nga qeveria me paketë financiare dhe fiskale duhet të bëhet sa më shpejtë.

“Kategori të gjera të industrive dhe prodhimit vendor si manifaktura, industria e birrës dhe e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, industria ushqimore, prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë, etj.rrezikojnë seriozisht deri në falimentim”, thuhet në deklaratë.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi analizon se në zhvlerësimin e euros dhe mbiçmimin e monedhës vendase ka luajtur një rol të rëndësishëm pastrimi i parave.

“Pavarësisht së nga autoritetet shtetërore refuzohet të pranohet e vërteta e procesit të pastrimit të parave në ekonominë shqiptare, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet, tashmë është një realitet që monedha jonë kombëtare është e mbiçmuar pikërisht për këtë shkak”, tha ai për Citizens Channel.

Ai shprehet se sektori i pasurive të paluajtshme ka ndikuar gjithashtu në këtë aspekt.

“Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme ku shitjet janë më pikatore janë një tjetër faktor, por edhe në problematikën e krijuar sa i takon eksporteve”, tha Preçi.

Për eksportet, ai shprehet se bazuar në raportimet e shoqatave të biznesit që lidhen kryesisht me sektorin fason, tregojnë për një rritje të kostos së të bërit bzines.

Në zhvlerësimin e euros, sipas ekonomistit ka ndikuar edhe fushata elektorale.

Vihet re fenomeni i situatës së krijuar në të cilën paratë pompohen jo thjesht nga aktivitetet kriminale por edhe nga fushata elektorale. Përjashtimi këtë vit është që fondet buxhetore janë duke u konsumuar para datës së votimeve një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve. Po kështu edhe pompimi i parave nga kandidatët, pra parave informale dhe kriminale”, shpjegon Preçi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *