Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protestë për Statusin e Minatorit, premtim i pambajtur prej 30 vitesh

Dhjetëra minatorë dhe ish-minatorë protestuan sot përballë Parlamentit për t’i kërkuar deputetëve të vendosin në rend dite shqyrtimin e ligjit për Statusin e Minatorit.

Pas përplasjeve me policinë, ata arritën të mbanin protestën e tyre dhe të adresonin problemet.

Miantoret ne proteste perballe Parlamentit ne perplasje me policinë/ Foto: Arbjona Çibuku

“Po të isha në vendin tuaj, unë sot do të bojkotoja Kuvendin dhe do të bashkohesha me minatorët”, u shpreh një prej protestuesve.

Ata ngritën si problematikë atë që e quajnë “shitje e sindikatave të vjetra”. Minatorët akuzuan sindikatat e vjetra për vjedhje dhe bashkëpunim me partitë politike.

Minatoret me pankarta duke protestuar per miratimin e Statusit te Minatorit/ Foto: Arbjona Çibuku

“Po shkelni mbi pasuritë e mundit dhe të djersës sonë në vite. I shitët për pesë lekë, i ndani bashkë të gjitha kampet e politikës dhe ne na keni lënë me një pension mjeran”, u shpreh minatori Qani Shino.

“Kol Nikolla pse nuk na mbështet neve? Ne punonjësit më të vuajtur që ka vjedhur të gjitha shtëpitë e pushimit dhe nuk del fare përballë minatorëve”, tha një tjetër minator. 

Në dhjetor të 2020 minatorët përmes Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzuan Kuvendit një peticion me 10 mijë 680 firma për Statusin e Minatorit. Tre vite më vonë Kuvendi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë peticion.

Përmes miratimit të Statusit të Minatorit, ata kërkojnë:

  • Sigurimin e jetës për minatorët
  • Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
  • Rritjen e pensioneve për minatorët
  • Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët

Statusi i Minatorit shërben për minatorët dhe familjet e tyre. Nëse minatori vritet, aksidentohet apo ka një sëmundje të rëndë, familja apo minatori marrin mbështetje financiare përmes statusit.

“Statusi i Minatorit”  ka një historik të gjatë premtimet të pambajtura.  Në 2009, kryeministri Edi Rama, atëherë kreu i opozitës, ka premtuar disa herë miratimin e “Statusit të Minatorit”.

Rama u bë kryeministër 4 vjet më vonë, por statusi i minatorit është shumë larg miratimit.

Në vitin 2018 ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se po punohej për të dhe se shumë shpejt do të kishte një draft përfundimtar për “Statusin e Minatorit”.

Në 2018 Rama i shoqëruar nga ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri bëri një takim me themeluesit e sindikatës së minatorëve “Janar 1991”, ku premtoi sërish miratimin e statusit.

Në 2017 u propozua një projektligj për miratimin e Statusit të Minatorit nga deputeti i qarkut të Dibrës pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mazhoranca e rrëzoi propozimin, me argumentin se dëmtonte skemën e pensioneve.

Minierat mbeten ndër sektorët me riskun më të lartë të aksidenteve, ku një pjesë e tyre nuk raportohen. 7 minatorë janë plagosur gjatë 2023, sipas të dhënave të Policisë të raportuara në media.

Minierat e Bulqizës janë kthyer në burim aksidentesh dhe shpesh herë me pasojë vdekjen për minatorët. Në 10 vitet e fundit, referuar të dhënave të Policisë së Bulqizës, të analizuara nga Citizens Channel, rezulton se janë aksidentuar 150 minatorë.

39 persona kanë humbur jetën gjatë viteve 2008 – 2022, vetëm në subjektet e licencuara. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën në subjektet pa licencë mbetet i pa përcaktuar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *