Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mjedisorët fitojnë betejën e parë gjyqësore kundër tkurrjes së Zonave të Mbrojtura

Organizatat mjedisore dhe ligjore fituan betejën e parë ligjore kundër vendimit të qeverisë që tkurr sipërfaqen e zonave të mbrojtura. Gjykata ka legjitimuar 11 organizatat paditëse duke lejuar kështu nisjen e betejës gjyqësore.

“Një hap i drejtë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë sonë të burimeve natyrore, Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar të legjitimojë 11 organizata të shoqërisë civile, të njohura për aktivitetin e tyre pro mjedisit, për të kundërshtuar vendimet që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur statusin e disa prej Zonave të Mbrojtura të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e organizatave.

Në mars të 2023 u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative të Apelit, për shfuqizimin e VKM nr.59. Ky vendim i miratuar në 2022 ka ndryshuar kufijtë dhe ka cenuar sipërfaqen e 11 parqeve kombëtare. Kjo është padia e dytë e ngritur nga organizatat pas asaj që kërkon shfuqizimin e VKM- së nr. 60 mbi “Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore”. Padia kundërshton procedurën e ndjekur për këtë vendim i cili i hap rrugën investimeve strategjike me impakt të lartë në mjedis.

Kundërshtimi i VKM-së është mbështetur dhe nga komunitete të prekura nga ky vendim.

Banorët e Zall Gjoçaj kanë ndjekur seancën e parë në mars, duke denoncuar se kjo VKM prek kufirin e Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” dhe i hap rrugë ndërtimit të hidrocentraleve kundër të cilave protestojnë prej katër vitesh.

Tentativat për të copëzuar zonat e mbrojtura kanë nisur që në 2019 kur Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, publikoi draft vendimin që parashikonte të hiqte 15 mijë hektarë  nga lista e territoreve që gëzojnë status mbrojtjeje në Shqipëri.

44 territore në Shqipëri që gëzojnë kategori të mbrojtjes nga “Park Kombëtar” deri tek “Peizazh i Mbrojtur” i janë nënshtruar një rishikim të kufijve.

Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, pas rishikimit të kufijve, i janë hequr disa hektarë tokë nga harta, duke përfshirë dhe territorin ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës, projekt i cili ka hasur shumë kundërshtime nga organizatat mjedisore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *