Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gazetarët protestojnë kundër dhunës dhe intimidimit

Një grup gazetarësh protestuan dje përpara kryeministrisë kundër dhunës dhe intimidimit të punonjësve të medias. Me titullin “Kryeministër jep llogari për dhunën ndaj gazetarëve”, pjesëmarrësit nënvizuan trynisninë që u vjen nga ligjvënësit, për shkak të profesionit.

Protesta u nxit nga rasti i fundit, ku kryeministri Rama gjatë pyetjeve në një konferencë për shtyp preku fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, të Syri Televizion. Vetë kryeministri e cilësoi një gjest përzemërsie të keqkuptuar veprimin e tij gjatë një dalje publike, gjest i cili u denoncua masivisht nga organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Jemi mbledhur këtu para kryeministrisë sepse liria e fjalës, liria e medias, nuk ka qenë kurrë më e kërcënuar dhe më e dhunuar sesa sot”- tha gjatë fjalës së saj gazetarja Aurora Velaj.

Velaj rikujtoi rastet kur kryeministri u mundua të dominojë skenën mediatike duke marrë rolin e gazetarëve, me krijimin e ERT – së, por edhe prodhimin e përjavshëm të podkasteve.

“Gjatë viteve të fundit ka ndodhur një lloj putinizim i medias. Sipas “Reporterëve pa Kufij” rezulton se të gjitha mediat e rëndësishme janë rreshtuar në anën e pushtetit”- analizoi Velaj.

Protestës iu bashkuan edhe gazetarë, të cilët janë gjendur nën sulme të vazhdueshme përgjatë muajve të fundit, për shkak të profesionit.

“Deri dje na u bë normale të shkelim standardet e mirë raportimit, pasi kishim frikë të dërgonim një kërkesë për koment, pasi mund të binte telefoni dhe të na censurohej lajmi”- theksoi gazetarja Ola Xama.

Xama shtoi se një pjesë e gazetarëve të pavarur sot nuk kanë zë dhe nuk kanë as mbështetjen e organizatave mediatike vendase. Ajo u shpreh se kjo protestë nuk duhet të jetë për emra të përveçëm, por për standarde dhe për respektimin e lirisë së medias në Shqipëri.

“Jo të na premtohet dhe të na garantohet se jemi në lirinë e fjalës dhe nëse ne shkruajmë, ne publikojmë, ne më pas denigrohemi publikisht, profesionalisht dhe personalisht“- përfundoi Xama.

Isa Myzyraj përmendi raste të ngjashme të politikanëve, të cilët i përngjajnë komunikimit dhe sjelljes së kryeministrit.

“Dua të sjell rastin e fundit të kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, i cili është një burokrat krejt periferik, që po përballet me akuza dhe hetime nga SPAK, por zgjedh të përdorë të njëjtën gjuhë që ka përdorur më herët dhe kryeministri i vendit kundër gazetarëve“- tha Myzyraj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *