Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Fondet e mjera të Ministrisë së Kulturës, arti pamor në Shqipëri ka marrë vetëm thërrime

Momente gjate takimit te mbatjur mbi diskutimin e studimit mbi artin pamor

Arti dhe kultura vijojnë të marrin prej vitesh vetëm thërrime si mbështetetje financiare. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet në fund të listës për fondet që u ka dhënë artistëve vizual, ndërsa ka centralizuar edhe projektet.

Buxheti total i ish – Ministrisë së Kulturës (MK) për 2018 ishte rreth 23 milion euro, ndërsa në 2024 struktura e re e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) shënon një buxhet total rreth 44 milion euro. Për ta krahasuar situatën kulturore me vendet fqinje, Maqedonia e Veriut për vitin 2021 ka mbështetur 2254 projekte artistike, me buxhet total mbi 50 milionë euro. Kosova, buxhetin e alokuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2023 e kishte 57 milionë euro.

Këto janë të dhënat e publikuara nga raporti Dokument Politikash mbi “Mekanizmat e mbështetjes dhe burimet financiare për artin pamor në Shqipëria, me autorë Çelik Rruplli dhe Pavjo Gjini, nga UNNA dhe ArtNexus.

Në një takim me artistë dhe përfaqësues institucionesh për të diskutuar këtë studim, zv.ministrja e MEKI, Lira Pipa u justifikua për gjendjen aktuale me riorganizimin e këtij dikasteri. Sipas saj janë javët e para të saj në këtë pozicion dhe strategjia deri më tanishme ka qenë më e fokusuar te godinat dhe restaurimin e institucioneve kulturore, por tani ky fokus do ndryshojë.

“Buxheti është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat që lidhen edhe me zhvillim aktivitetesh, festivalesh, filma – dokumentarë, etj” – pranoi ajo.

Sipas studimit, me mbylljen e Qendrës Kombëtare të Arteve dhe Kulturës, fondet e parashikuara për punonjësit e pavarur të artit dhe kulturës u centralizuan nga MK, ndër të tjera edhe të skemës së projekteve me thirrje të hapura. Anëtarë të komunitetit artistik kanë shprehur në media të ndryshme shqetësimet e tyre në lidhej me mungesën e transparencës dhe mos kategorizimin e projekteve me thirrje të hapura.

“Shqetësime janë ngritur edhe për faktin se nuk bëhet publike përbërja e anëtarëve të kolegjiumeve dhe kriteret e përdorura për përzgjedhjen e projekteve fituese”- citohet në studim.

Nga hulumtimi del që tematikat e promovuara për vitet 2019 – 2023 kanë në fokus teknologjinë digjitale, edukimin dhe zejet. Mesatarja e buxheteve të alokuara për projektet në artet pamore është 800 mijë lekë. Viti 2020 shënon vitin me numrin më të ulet të projekteve me thirrje të hapura për artet pamore, vetëm katër projekte për të gjithë vitin.

Unesco thekson se përgjatë periudhës së parë të pandemisë qeveria nuk ka implmentuar masa mbrojtëse si statusi i artistit, skema e sigurimit shoqëror, shëndetësor, të papunësisë apo pensional për këtë sektor, apo masa ekonomike si lehtësime fiskale dhe kontratat kolektive. Raportet kanë nxjerrë në pah se vendet e rajonit e kanë rritur fondin për kulturën përgjatë pandemisë, kështu Kosova shtoi fondin për kulturën me 5 milionë euro si dhe akordoi 1.5 milionë euro për subvencionimin e artistëve të pavarur. Po ashtu Maqedonia e Veriut ka dhënë një mbështetje për artistët e pavarur rreth 230 mijë euro për muajt prill dhe maj 2020.

“Në Shqipëri artistët e pavarur kanë qenë ndër komunitetet më të anashkaluar, në mungesë të plotë të mbështetjes”- thekson raporti.

Mbështetja financiare vjen dhe nga donatorë të huaj që organizojnë programe me thirrje direkte për të mbështetur artin dhe kulturën, siç është “Swiss Cultural Fund Albania”, “EU4Culture”, “RYCO” etj.

Në disa intervista me 48 subjekte artistike, 39 individë dhe 9 organizata , 57% e tyre janë përgjigjur se të ardhurat e tyre vjetore janë më pak se 5 mijë euro. Intervistat kanë treguar se artistët e rinj dhe me pak përvojë nuk kanë mundësi të shfaqin veprat e tyre në ekspozita dhe ankande për ti shitur.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *