Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Asambletë Universitare njoftojnë fillimin e grevës së pedagogëve

Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale (FSHS) ka vendosur sot të nisë grevën e pedagogëve. Ky vendim vjen pas skadimit të afatit një javor vendosur qeverisë në mbledhjen e përbashkët të Asambleve të Universitetit të Tiranës në datën 25 janar.

Përfaqësues nga këto organe mbajtën sot një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini, nga ku dolën pa një marrëveshje për pesë pikat e vendosura në mbledhjen e përbashkët lidhur me mbështetjen e studentëve, kundërshtimin e ligjit të Arsimit të Lartë, rritjen e buxhetit për Arsimin dhe shfuqizimin e Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe urdhërave të miratuara në dhjetor 2018.

Pak minuta pas këtij komunikimi nga ana e pedagogëve, Ministrja Shahini u shpreh në një njoftim për shtyp se “bojkotet dhe ultimatumet e vendosura janë të panevojshme në këtë situatë”.

Tre vendimet e Asamblesë së FSHS:

  • Të nisin grevën e pedagogëve
  • T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet
  • T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme
Vendimi i plotë i Asamblesë së FSHS/ 1 Shkurt 2018

Çfarë është Asambleja e Fakultetit.

Sipas Ligjit  Nr. 80/2015 Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë, neni 36, organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë janë :

Organi më i lartë drejtues akademik është Senati Akademik. Organe të tjera akademike janë asambleja e personelit akademik dhe komisionet e përhershme.

Asambleja e personelit akademik përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i njësive kryesore. Pra, Asambleja është organi që zgjedh çdo drejtues të fakulteteve. Asambleja e personelit akademik mund të ushtrojë edhe kompetenca të tjera, sipas përcaktimeve në statutin e institucionit të arsimit të lartë

Si funksionon Asambleja

Asambleja e personelit akademik të njësisë kryesore në institucionet e arsimit të lartë ka këto funksione:

a) zgjedh rektorin e institucionit në institucionet publike të arsimit të lartë.

b) zgjedh anëtarët e Senatit Akademik në institucionet publike të arsimit të lartë

c) zgjedh drejtuesin e njësisë kryesore në institucionet publike të arsimit të lartë;

ç) krijon dhe zgjedh anëtarët e komisioneve të përhershme të njësisë kryesore.

*Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *