Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shënim: Satira që keqinformon lexuesit shqiptarë

Bazuar në fjalorin e Oxford satirë quhet përdorimi i humorit, ironisë, ekzagjerimit dhe talljes për të paraqitur dhe kritikuar veset apo qëndrimet që lidhen kryesisht me politikën dhe çështjet me rëndësi.  Studimet e fundit nxjerrin në pah vështirësitë që hasin individët në dallimin e satirës, çka i bën ata ta mendojnë lajmit si të vërtetë. Kjo përbën një shqetësim të madh për shoqëritë demokratike pasi çon në keqinformim dhe i drejton njerëzit drejt kanaleve të pavërteta informimi.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi midis lajmit të rremë dhe artikujve me përmbajtje satirike. Lajmet e rreme kanë si qëllim keqinformimin e individëve ndërkohë shkrimet me përmbajtje satirike kanë si funksion nxjerrjen në pah të sjelljeve të cilat janë të dëmshme dhe kanë ndikim negativ në shoqëri, nëpërmjet mënyrave të përmendura më lart. Satira konsiderohet si formë radikale e shprehjes së mendimit.

Arsyet pse njerëzit kanë tendencën të mos i dallojnë lajmet me përmbajtje satirike vjen si pasojë e shumë faktorëve. Fillimisht, faqet satirike kanë arritur mjaft mirë të kopjojnë formatin dhe dizajnin e web-eve, duke i bërë të duken krejtësisht si lajme të vërteta. Së dyti, individët të cilët nuk janë familjarë me retorikën e shumë politikanëve, hasin vështirësi në njohjen e rubrikave satirike, duke i marrë si të mirëqena.

Një studim i fundit i udhëhequr nga Universiteti i Ohajos në SHBA, tregon se deri në 28% e lexuesve e kanë konsideruar si të vërtetë një lajm satirik.

Ky problem haset gjerësisht edhe në Shqipëri, edhe pse nuk ka një studim që të paraqesë shifra të sakta. Lajmet satirike në mediat shqiptare shpesh paraqiten në një tjetër kontekst, që ja bën më të vështirë lexuesit të bëjë diferencën. Nëse në SHBA ka portale të dedikuara për lajme satirike si “The Onion” apo “The Babiyon Bee”, ndërsa në vendin tonë mediat online në mes të artikujve të zakonshëm, i servirin publikut shkrime  me nota ironie dhe satire.

Këtu mund të përmendim rubrikat si: “Shqipëri hesapi” të Res Publica-s, “Antena” e gazetës TemA, “Tej e Këtej” e Të Paekspozuarit, “Syri magjik” i cili është nënkategori e 360 gradë dhe “Antena jashtë familjes” e cila i përket Albanian Free Press, ku në pjesën më të madhe mungojnë shënimet që duhet të sqaronin se artikujt kanë për qëllim satirën dhe jo raportimin real. 

Të Paekspozuarit ndajnë me ndjekësit rubrikën e përmendur më sipër, “Tej e Këtej“, e cila ka fokus kryesisht situatat politike dhe çështjet të cilat prekin shoqërinë tonë dhe janë aktuale. Shkrimet publikohen dhe shpërndahen në rrjetet sociale në të njëjtën formë si artikujt e tjerë, pa sqaruar se kemi të bëjmë me satirë. Me një lexim të shpejtë të komenteve të shumta mund të vihet re tendenca e lartë e lexuesve për t’i marrë lajmet e paraqitura si krejtësisht të vërteta e për pasojë të shpërndahen në masë, duke ndikuar edhe më tej në keqinformim.

E padëgjuar/ Edi Rama vetëshpallet ambasador i SHBA-ve dhe i 28 shteteve të BE-së, në Tiranë” është një ndër lajmet e shpërndara në këtë rubrikë. Shumica dërrmuese e komentuesve e besuan lajmin e postuar, i cili mori 50 shpërndarje dhe 134 komente.

Edhe kjo ndodhi! Izolim klases popullore kunder partise se vetme ne zgjedhje,ky ishte kercenimi final per te gjith ata qe jane pro demokracise pro BE dhe pro SHBA,kjo deklarate mendoj se ishte si rezultat i mos perballimit te burgjeve kunder atyre qe jane pro EUROPES“, shprehet një ndër komentuesit në faqen e web-it i cili  dukshëm nuk ka arritur ta klasifikojë lajmin si të pavërtetë.

Nën vrazhdën e materialeve satirike, gazeta TemA në hapësirën e quajtur “Antena” vazhdimisht ndan me lexuesit shkrime ironizuese, tallëse dhe të ekzagjeruara. Disa nga titujt të marra nga kjo rubrikë janë: “Jari i mahnitur nga aftësia e Lulit për ta nxjerrë lekun nga guri“; “Jari i kundërvihet Ramës pse shantazhon Lulin me gjumin“. Qasja e artikullit, ndikuar nga gjuha jo-formale e përdorur por edhe subjektet e njëjtë që janë vazhdimisht pjesë e këtyre artikujve e bën më të lehtë për lexuesin ta klasifikojë atë si lajm të pavërtetë. Megjithatë, nuk është gjithnjë kaq e kollajtë.

Çfarë mund të bëjmë që lexuesit ta kenë më të lehtë ndarjen dhe klasifikimin e lajmeve si satirike/të vërteta?

E përmendur dhe më lart, arsyeja kryesore që çon në mosidentifikimin e artikullit dhe përthithjen e tij si informacion real i ndodhur vjen si pasojë e faktit që materiali në fakt nuk përcaktohet si satirë dhe kjo lë mjaft hapësirë që lexuesi të ngatërrohet. Sipas konstatimeve tona, vetëm rubrika “Antena jashtë familjes” e përcakton në fillim të shkrimit çfarë lloj kategorie i përket shkrimi, duke ia bërë më të thjeshtë lexuesit.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *