Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Banorët e Mirditës dhe Matit në protestë kundra HEC –eve: “Për ne jeni pushtues”

Gjatë ditës së djeshme banorët e komunës së Kaçinarit në Mirditë kanë bërë të mundur largimin e makinerive të ardhura për të filluar punimet për ndërtimin e  HEC-eve në lumenjtë e fshatit Shpërdhazë, Simonë dhe Arrëz, pjesë të asaj komune. Ata, prej kohësh tashmë, kanë arritur të neutralizojnë punimet dhe shprehen të vendosur që nuk do i lejojnë lumenjtë e fshatrave të kalojnë përmes tubave.

Administratori i zonës së Kaçinarit, Gjet Shkurti është pushuar nga puna me 16 shtator të këtij viti. Ky shkarkim ka ardhur fill pas disa përgjimeve audio ku ai shfaqet duke kërcënuar banorët e zonës, të cilët po protestonin kundra vendimit për të ndërtuar HEC-e në Mirditë. Në po atë përgjim të siguruar nga FaxWeb, zoti Shkurti artikulon se leja për fillimin e punimeve i është dhënë nga vetë kryeministri Rama, zotim të cilin ai duhet ta çojë dëri në fund ose duhet t’i kthejë mbrapsht shumën prej 7 milion eurosh.

Citizens Channel ka raportuar edhe më parë protestat e vazhdueshem në Mirditë dhe ka intervistuar banorët e asaj zonë. Ata shprehen se nëse u marrin ujin atëherë dëmet do u manifestohen në të gjitha aspektet e jetesës, duke përfshirë ujin e pijshëm, tokat bujqësore, kafshët shtëpiake e duke i prekur kësisoj, në formë direkte, ekosistemin.

Jo vetëm në Mirditë, edhe në Mat ka pasur protesta të vazhdueshme në po të njëjtën ditë. Më pas, matjanët janë ngujuar pranë firmës së ndërtimit dhe shprehen se dëmtimi i burimeve ujore do ua pamundësonte jetesën në ato fshatra.

Punimet në zonën e Matit konsistojnë në shfrytëzimin e përroit të Melthit për qëllime hidrike. Ai ndodhet në afërsi të fshatit Zall Gjoçaj. Banorët pretendojnë se punimet shkojnë deri në zonën e mbrojtur të Lurës dhe kanë pasur konflikte me forcat policore.

Ne qet pikë ujë kemi, t’na marrin dhe qet pikë ujë dhe ne t’dalim e t’shkojmë”, shprehet një zonjë 75 vjeçare, banore prej dekadash në ato zona dhe pjesë e protestës në fshatin Zall Gjoçaj. Ajo tregon se do të qëndrojë në çadër më gjithë pjestarët e familjes së vet dhe nuk do të tërhiqet në qëndrimin kundra ndërtimit të HEC-eve, duke iu rikthyer viteve të mëparshme, ku nëpër ato zona kullosnin mbi 1500 kafshë shtëpiake.

Atëherë duhet të ndalemi se pa lanë kryet këtu, nuk bahet gja. Skemi lanë kan me hy, krejt i kemi pas kthi pas. Krejt të punojnë, të bahen bashkë, sakrifikojnë bashkë. Jo me një, se një nuk bëhet”, përfundon ajo.

Sipas analizës së Portës Vendore, në Shqipëri janë miratuar 714 hidrocentrale në të gjithë territorin shqiptar, ku 259 kontrata janë tashmë përfundimtare dhe 132 prej tyre janë marrëveshje paraprake  të nënshkruara 20 vitet e fundit.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *