Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Europa Nostra: Teatri Kombëtar nominohet për listën e 7 monumenteve më të rrezikuar në Evropë

Organizata Europa Nostra i ka dërguar sot një letër përfaqësuesit të Aleancës për Mbrojtje ne Teatrit Robert Budina, ku njoftohet se Teatri Kombëtar është nominuar për të qenë pjesë e 7 monumenteve më të rrezikuar në Evropë.

Letra vijon me një thirrje drejtuar institucioneve për tu tërhequr nga planet për shembjen e kësaj godine: “I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të heqë përfundimisht dorë nga planet për shkatërrimin e këtij simboli të patjetërsueshëm të Tiranës dhe të marrë seriozisht parasysh potencialin e tij të pazëvendësueshëm për pasurimin kulturor dhe shoqëror të Tiranës, çka mishëron plotësisht godina e Teatrit Kombëtar”.

Letra e plotë: 

 

Çfarë është lista “7 më të rrezikuarat”?

“7 më të rrezikuarat”, është një program që identifikon objektet dhe peizazhet më të kërcënuara në Evropë dhe mobilizon aktorët publik dhe privat në gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e siteve të çmuara të trashëgimisë.

Lista “7 më të rrezikuarat” publikohet çdo dy vite. Ekipe multidisiplinare ekspertësh angazhohen në misione shpëtimi dhe ndihmojnë në hartimin e planeve të veprimit për secilin objekt apo peizazh.  

 

Pak javë më parë, një delegacion i përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishte pjesë e konferencës vjetore të Europa Nostra në Paris. Kreshnik Merxhani, arkitekt dhe aktivist i AMT u shpreh se kishin marrë garancinë nga figurat drejtuese të organizatës që Teatri Kombëtar do të përfshihet në listën e ngushtë të 14 vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

Kjo nuk është here a parë që organizata Europa Nostra adreson çështjen e Teatrit Kombëtar.  Në korrik të këtij viti organizata iu drejtua Kryeministrit Rama, Presidentit Ilir Meta dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare me një letër të hapur ku shpreheshin shqetësimet për cenimin e trashëgimisë me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Çfarë është Europa Nostra?

Kjo organizatë është një nga më të rëndësishmet në Europë, në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.Organizata Europa Nostra u themelua në vitin 1963 në Paris. Për më shumë se 50 vite ka mbrojtur dhe ka lobuar për trashëgiminë kulturore. Sot është e njohur si një nga organizatat më të rëndësishme në përfaqësimin dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

*Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

2 Responses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *