Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Liqeni i Tiranës, një park i pambrojtur me ligj që po rrethohet nga ndërtimet

Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë, bën pjesë në njësinë strukturore TR/2. Është një hapësirë prej 255.75 hektarësh. Parku nuk gëzon ligjërisht asnjë status të mbrojtur.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë, në një përgjigje për Citizens Channel mbi kufijtë zyrtar të mbrojtjes të parkut tha se lejohen vetëm ndërhyrje që synojnë konservimin dhe ristrukturimin e objekteve dhe hapsirave aktuale, pa kryer shtesa në volume”. Mbrojtja e vetme që gëzon statusi është ajo e kufijve që janë pjesë e Planit Vendor. 

Sipas përgjigjes së APR-së, në të gjithë territorin e parkut TR/2, “nuk lejohen ndërhyrje të tipologjive të tjera sikurse është edhe rizhvillimi (ndërtime të reja)”.

Parku i Madh i Tiranës nuk gëzon zyrtarisht asnjë nga kategoritë e mbrojtjes. Ruajtja e tij sipas pasaportës në Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës është provuar të jetë e ndryshueshme. Një vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit e ndryshoi sipërfaqen e njësisë strukturore TR/2, ku bën pjesë Parku i Liqenit, duke i hequr zonës një sipërfaqe prej 4.71 hektarësh, dy vjet pasi ajo u miratua fillimisht.

 

Si kufi mbrojtës i PMLAT-së në kuptim të zhvillimit të ndërtimeve të reja, shërben kufiri i njësisë strukturore TR/2 si dhe rregullat e përckatura në pasaportën e kësaj njësie”, u përgjigj APR.

Sa i takon pronësisë së parkut të liqenit, APR tha se në bazë të Vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 23.05.2016, “është kryesisht në pronësi publike me përjashtim të disa sipërfaqeve të cilat janë kthyer ish-pronarëve me vendime administrative apo gjyqësore, në bazë të parashikimeve të legjislacionit për kthimin dhe kompesimin e pronës”.

APR u përgjigj se nuk lejohen ndërhyrje me karakter rizhvillimi, “për rrjedhojë e gjithë sipërfaqja e PMLAT-së, pavarsisht statusit juridik të pronësisë gëzon një “status të mbrojtur”.

“Park i rrethuar me pallate” 

Tr/169 dhe Tr/592 janë zona në kufij me Parkun e Liqenit ku kanë ndodhur ndërtime.

Zona me ngjyrë portokalli është TR/592
Zona me ngjyrë lejla është TR/169 ku janë kryer ndërtimet në kufij me Parkun e Liqenit

Bashkia Tiranë miratoi Planin e Detajuar Vendor  të zonës TR/169 ku parashikohet një sipërfaqe ndërtimi prej 102,979 m2 , ndërsa hapësira publike e të gjithë zonës pritet të jetë vetëm 17,577 metër katror.

Kjo hapësirë, është shumë më e vogël se 2.5 hektarët që kryebashkiaku Veliaj premtoi se do t’i ktheheshin në administrim APR-së për t’i bërë pjesë të parkut kombëtar.

tetor të vitit të kaluar, Citizens Channel raportoi mbi ndërtimet tek zona e ish-Gardës së Republikës. Në këtë zonë jane vendosur tabelat e punimeve që paralajmëronin ndërtimin e një pallati 14 katësh. Leja e ndërtimit është dhënë për shoqërinë “Ferro Beton & Construktion shpk”.

Ndërtimet pranë Parkut të Liqenit ndër vite

Gjatë viteve zona e Parkut të Liqenit është copëzuar me ndërtime afër kufijve. Një shembull i kësaj janë edhe ndërtimet që kanë ndodhur në zonën TR/169 dhe TR/592.

Një tjetër zonë që po betonizohet, aktualisht rezulton si pjesë e TR/2 pra pjesë e Parkut të Liqenit sipas PDV-së. 

Lake View Residences po ndërtohen përballë Liqenit Artificial zënë një hapësirë prej 129,000 m2.

Vendndodhja dhe kufijtë e zonës Parku i madh i Tiranës, sipas projektit fillestar shtrihet në një hapësirë prej 289ha.

Sipas raportit “Linjat bazë për mbrojtjen dhe zhvillim e parkut të Tiranës”, në vitet e trazicionit, por edhe më parë, sipërfaqe e Parkut është pakësuar me 40-45ha, 

Raporti vlerëson se venddodhja dhe kufijtë e zonave janë në kundërshtim me parimin se me rritjen e popullsisë duhet të rritet edhe sipërfaqja e gjelbër. 

“Ulja e sipërfaqes së Parkut, vjen nga zënia e territorit me ndërtime në zonën e senatoriumit, ish vilat Gjermane, në brendësi të parkut që kufizon me rrugën e Elbasanit, në brendësi të parkut dhe përreth liqenit, veçanërisht në pjesën jugore. Në vitin 2004 është miratuar vija e re kufizuese e parkut, duke hequr nga harta zona të cilat janë zënë me ndërtime, veçanërisht jashtë rrugës së Elbasanit. Në anën perëndimore parku kufizohet me komunën e Farkës, nga ku territori gjithashtu është cënuar”, thotë raporti.

Ndërtimet në hyrjen e parkut pranë stadiumit Qemal Stafa

Ndërtimet në hyrjen jugore të parkut

Bashkia e Tiranës në planin miratuar planin e përgjithshëm vendor “Tirana 2030”, ku parashikohet krijimi i një kurore të gjelbër të qytetit, e cila do të përfshinte edhe 5 parqe të qytetit. Në një hulumtim të Citizens Channel, rezultoi se asnjë nga këto parqe nuk ishin realizuar, dhe qytetarët jetonin  në zonat me ndotje dhe dendësi më të lartë ndërtimesh.

Sipas hulumtit vetëm Parku i Madh i Liqenit i përmbushte kriteret për tu quajtur park. Por dhe ai shfaqte problematikat e veta. 

Tjetërsimi i një pjese të Parkut në bllok pallatesh

Ndërkohë ndërtimet afër zonës së liqenit vijojnë ende. 

Ndërtimet gjatë 2021

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2021 janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit gjatë viti 2021, për ndërtesa të reja është 2.316.709 metër katror , nga 1.608.211 metër katror miratuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 44,1%. 

Sipas të dhënave të INSTAT për ndërtimet në vitin 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 99,2 miliardë lekë në vitin 2021, nga 76,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2020, duke shënuar një rritje prej 29,6 %. 

Sipërfaqja e ndërtimeve të reja në Tiranë për vitin 2021 sipas INSTAT është 1.649.132 metër katror. 

Vlera e përafërt e ndërtimeve në Tiranë gjatë vitit 2021 është 57.298.749 lekë.

Ansambli Historik i Pallatit të Brigadave 

Pjesë e tërritorit të Parkut të Madh të Liqenit (TR/2) është edhe Ansambli Historik i Pallatit të Brigadave. Në hartë ajo shfaqet si pjesë e TR/2 me një ngjyrë kafe.

Pjesa me ngjyrë kafe është zona e Pallatit të Brigadave

Megjithëse parku nuk gëzon një status mbrojtje me ligj, Pallati i Brigadave si pjesë e liqenit, është  Ansambël Historik i mbrojtur që prej vitit 2004. Ky Ansambël Historik Arkitektonik zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9,424 hektarësh.

Ministria e Kulturës ka prezantuar një plan integrimi për këtë zonë. Sipas këtij plani, qeveria ka parashikuar rivënien në funksion jo vetëm të godinës së Pallatit por edhe të territorit përreth saj. 

Foto ajrore e shtrirjes së Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *