Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Teatri Kombëtar shpallet zyrtarisht një prej 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë

Teatri Kombëtar është përfshirë në listën e 7 vendodhjeve më të rrezikuara në Europë për vitin 2020. Ky njoftim erdhi sot nga Europa Nostra, zëri Evropian i shoqërisë civile i përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

njoftimin e Europa Nostra thuhet se përfaqësues të saj do të vizitojnë vendet e shpallura të rrezikuara dhe do të ndihmojnë në gjetjen e financimeve për këto objekte.

Ekspertët që përfaqësojnë Europa Nostra dhe Instituti Evropian i Bankës së Investimeve, së bashku me organizatat nominuese dhe me partnerë të tjerë, do të vizitojnë vendet e listuara dhe do të takohen me palët kryesore të interesit. Këto ekipe multidisiplinare do të japin këshilla të ekspertëve, do të identifikojnë burime të mundshme të financimit dhe do të ndihmojnë në mobilizimin e mbështetjes së gjerë për të ruajtur këto monumente të trashëgimisë. Ata do të formulojnë dhe komunikojnë gjerësisht një seri rekomandimesh për veprim.”

Drejtuesi i Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve, Francisco de paula Coelho është shprehur se: “Edhe një herë, Instituti EIB është krenar të mbështesë 7 programin më të rrezikuar. Duke i vënë ato në qendër të vëmendjes, në programin e 7 më të rrezikuarat, luan një rol kritik në mbrojtjen e pasurive më të mëdha të Evropës: diversitetin dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Pas këtij njoftimi ka reaguar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke e konsideruar si lajmin më domethënës për qëndresën dy vjeçare të artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që mbrojtën Teatrin Kombëtar.

“Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, profesionistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar i përfaqësuar nga kjo organizatë dhe rrjeti i organizata ku ajo bën pjesë me fokus të veçantë partnerët e programit 7-të Vendodhjet më të Rezikuara. Simbolika është domethënëse: Me Teatrin Kombëtar Shqipëria hyn kështu në BE përmes kulturës dhe trashëgimisë”,thekson më tej Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Të tjera vendodhje të përzgjedhura krahas Teatrit Kombëtar ishin: Kështjella Jezeří, Horní Jiřetín, REPUBLIKA ÇEKE; Kështjella e Sammezzanos, Toskanë, ITALI; Blloku Y, Lagjja Qeveritare, Oslo, NORVEGJI;  Centrali elektrik Szombierki, Bytom, POLONI; Fortesa e Beogradit dhe Rrethinat e saj, SERBI dhe Stadiumi Pleçnik, Ljubljanë, SLLOVENI.

 Çfarë është lista “7 më të rrezikuarat”?

“7 më të rrezikuarat”, është një program që identifikon objektet dhe peizazhet më të kërcënuara në Evropë dhe mobilizon aktorët publik dhe privat në gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e siteve të çmuara të trashëgimisë.

Lista “7 më të rrezikuarat” publikohet çdo dy vite. Ekipe multidisiplinare ekspertësh angazhohen në misione shpëtimi dhe ndihmojnë në hartimin e planeve të veprimit për secilin objekt apo peizazh.

Çfarë është Europa Nostra?

Kjo organizatë është një nga më të rëndësishmet në Europë, në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.Organizata Europa Nostra u themelua në vitin 1963 në Paris. Për më shumë se 50 vite ka mbrojtur dhe ka lobuar për trashëgiminë kulturore. Sot është e njohur si një nga organizatat më të rëndësishme në përfaqësimin dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Grumbullimi në ambjente publike, shoqërohen në polici përfaqësuesit e Aleancës

Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë lexuar deklaratën e tyre në lidhje me lajmin për përfshirjen e Teatrit Kombëtar në ambjentet e jashtme të teatrit. Kjo gjë ka sjellë mbërritjen e forcave të policisë së shtetit dhe shoqërimin në polici të regjisorit Robert Budina dhe arkitektit Kreshnik Merxhani.

Për shkak të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, nuk lejohen grumbullime të njerëzve në ambjente publike.

Organizata Europa Nostra prej kohësh është angazhuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke i drejtuar disa letra direkte Kryeministrit Rama, Presidentit Ilir Meta dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare ku shprehet shqetësim për cenimin e trashëgimisë me prishjen e kësaj godine.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *